• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Të Gjelbrit Evropianë kërkojnë negociata me Maqedoninë e Veriut dhe respektim të vetëvendosjes

November 16, 2020
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Berlini është për fillim të negociatave deri në fund të vitit
Share on FacebookShare on Twitter

Partia e të Gjelbërve Evropianë sot pasdite përmes një kumtese kërkoi që të mos pengohet rruga e Maqedonisë së Veriut në takimin e nesërm të ministrave të Punëve Evropiane të BE-së, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Të martën më 17 nëntor, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të mblidhen që ta harmonizojnë pozicionin e BE-së për fillim të bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Procesi me Maqedoninë e Veriut, megjithatë përsëri është para pengesës me kërcënimin për veto nga Bullgaria”, porositin të Gjelbrit.

Të Gjelbrit Evropianë, bashkë me partitë e tyre anëtare në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, shprehin “mbështetje të fuqishme” për fillimin e negociatave me Shkupin dhe miratimin e kornizës së bisedimeve “pa shtyrje”.

“Orientimi i fuqishëm evropian i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut dhe përpjekjet e dëshmuara të vendit për reforma të mundimshme ishin njohur nga BE-ja në mars të vitit 2020, BE-ja duhet tani të përgjigjet për pritjet e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për të ardhmen evropiane”, thonë të Gjelbrit.

Ata përkujtojnë se BE-ja është ndërtuar mbi diversitet dhe “histori të pasur kulturore të njerëzve të cilat e përbëjnë”, si dhe ndaj “të drejtës së secilës bashkësi për vetëvendosje dhe vetidentifikim”.

“Debatet mes shteteve fqinje duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale dhe nuk guxojnë të shfrytëzohen si arsyetime për bllokim  të proceseve në nivel të BE-së”, reagojnë të Gjelbrit Evropianë.

Të Gjelbrit i referohen vetë Marrëveshjes për Miqësi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, në të cilin shprehet mbështetje për perspektivën evropiane të Shkupit.

“Koha e fundit është që këto fjalë të shndërrohen në vepra”, porosisin të Gjelbrit Evropianë. 

Next Post
Zaevi në takim me liderin e SPD-së Borjans: Mbështetje e fuqishme dhe e qartë për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut

Zaevi në takim me liderin e SPD-së Borjans: Mbështetje e fuqishme dhe e qartë për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut

Dimitrov: BE të respektojë vlerat, nëse është bashkësi vlerash

Dimitrov: BE të respektojë vlerat, nëse është bashkësi vlerash

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom