Derisa ekziston ende hapësirë, ekzistojnë ditë para nesh, ekziston edhe mundësi që të bisedohet dhe të reflektohet përafrimi i qëndrimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por vendimi do të sillet në Këshillin e ministrave të Bashkimit Evropian, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Këto dy ditë, siç tha Osmani, lë të reflektohet investimi të cilin e kemi dhënë dhe pasojat për marrëdhëniet tona, çështjet rajonale dhe për kredibilitetin e BE-së.
“Politika jonë është se do të punojmë deri në momentin e fundit nga ky lloj për sjelljen e vendimit të këshillit për çështje të përgjithshme, por edhe për Këshillat tjerë. Ne nuk kemi alternativë nga agjenda evropiane. Nuk mund të them se cili do të jetë rezultati. Është e dukshme se në Republikën e Bullgarisë gjithnjë e më zëshëm flitet për mospranimet e kornizës nga ana e tyre, por ne do të vazhdojmë të punojmë, të bisedojmë jo vetëm me Republikën e Bullgarisë, por me të gjitha vendet anëtare, sepse nuk kemi alternativë nga rruga evropiane”, theksoi Osmani.
Sipas tij, është e dukshme se kemi dallime, të cilat në këtë “balonë” të politikës dhe emocioneve ditore duken të pakapërcyeshme, por ato dallime nuk kanë lidhje me procesin negociues.
“Ato dallime nuk kanë lidhje me konferencën e parë ndërqeveritare, as me skriningun bilateral, kapitullin e qeverisjes së të drejtës, hapjen e kapitullin të mjedisit jetësor. Thjeshtë procesi negociues nuk është asgjë më shumë sesa asistimi teknik i BE-së të vendit kandidat që të mund të shkojë përpara, që të ketë qeverisje të të drejtës, mjedis më të mirë jetësor, marrëdhënie më të mira tregtare. Absolutisht asnjë çështje nuk duhet të jetë pengesë e cila do t’i pamundësojë një procesi të tillë në këto çështje të cilat janë vlera të ndara evropiane”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme.
Marrëdhëniet e mira fqinjësore shtoi, janë obligim i rëndësishëm në tërë procesin e aderimit.
“marrëdhëniet e mira fqinjësore janë paraparë në marrëveshjen në të cilën ne kemi ndërmarrë obligim se do ta realizojmë pjesën tonë të obligimeve. Kuptohet në fund të procesit do të ketë referendum edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe sipas Kushtetutës për anëtarësim do të ketë referendum në Francë, ja mund të ketë edhe në Bullgari nëse duan. Por në njëfarë mënyre progresi i shtetit, qeverisja e të drejtës, hapja dhe mbyllja e kapitullit, procesi negociues nuk duhet të jetë i lidhur me dallimet të cilat i kemi në këtë moment, të cilat dalin të pakalueshme, ndërsa koha do të tregojë sa janë iracionale dhe sa lehtë do të mund t’i kalojmë”, nënvizoi Osmani.
Shefi i diplomacisë edhe njëherë theksoi se nuk do të heqin dorë dhe se do të vazhdojnë të punojnë si në këto dy ditë, ashtu edhe në të ardhmen, sepse, siç tha, alternativë nga procesi evropian nuk ka.
Osmani së bashku me ambasadorin austriak sot ishte për vizitë në Veleshtë tek të afërmit e Nexhip Vrenezit, i cili pësoi në sulmet në Vjenë.