“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mbeten elementët kryesorë të procesit të zgjerimit. Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive në bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshirës dhe të forcojë marrëdhëniet me vendet fqinje. Sot, ne kujtojmë për rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimin, në mirëbesim, të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë,” shkruan në dokument.
Ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se Bullgaria nuk do të pranojë kornizën e negociatave në formën e propozuar, e cila vë në pikëpyetje mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pra fillimin e negociatave me BE.
Bullgaria përshkroi pozicionin e saj në një memorandum që u dërgoi vendeve anëtare të BE-së këtë verë duke shpjeguar pozicionin e saj. Bullgaria kërkon që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë të trajtohen si një çështje thelbësore, siç është sundimi i ligjit.
Sidoqoftë, në dokumentin për kornizën negociuese, në pjesën e parë “bazat”, të cilat duhet të hapen të parat, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nuk janë pjesë e veçantë. Këto përfshijnë gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike, kriteret ekonomike për administratën publike dhe prokurimin publik dhe kontrollin financiar. Ky është, në fakt, klasteri më i rëndësishëm sipas metodologjisë së re.
Sa i përket gjuhës, ajo quhet maqedonase në draft-kornizën negociuese.
“Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë përkthimin e aquis-it (legjislacionit) në maqedonisht në kohën e duhur para pranimit dhe do të duhet të trajnojë një numër të mjaftueshëm përkthyesish të nevojshëm për funksionimin e duhur të institucioneve të BE-së pas pranimit të saj,” qëndron në drafti-kornizën negociuese.
Autoritetet maqedonase janë optimistë se bisedimet me Bullgarinë fqinjë do të çojnë në mirëkuptim më të madh, ndërtimin e besimit dhe afrimitetin e pozicioneve.
“Ne respektojmë dhe jemi të përkushtuar ndaj Marrëveshjes së vitit 2017 e cila ofron një kornizë dhe instrumente për menaxhimin e çështjeve bilaterale. Besojmë se çështjet historike që janë pjesë e historisë së përbashkët mund të zgjidhen përmes Komitetit për çështje historike dhe arsimore dhe besojmë se zgjidhjet do të forcojnë miqësinë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve,” informojnë nga Qeveria.
Dokumenti vë në dukje atë që vendi ka bërë për rrugë të mirë për tu afruar me BE-në, duke nënvizuat kriteret politike, ndërsa mbetet që rekomandimeve tu kushtohet rëndësia e zbatimitimit të reformave themelore në fushën e sundimit të ligjit, në veçanti reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. krimi, të drejtat themelore të njeriut, forcimi i reformave demokratike në institucione dhe administratë publike, si dhe kriteret ekonomike.
Përparimi në zbatimin e këtyre reformave do të diktojë ritmin e negociatave dhe do të ketë kohë të mjaftueshme për të parë se si zbatohen ligjet përpara se të mbyllen negociatat.
Maqedonia, si një shtet i ardhshëm anëtar, pritet të respektojë vlerat e Unionit, siç janë respektimi i dinjitetit njerëzor, liria, demokracia, barazia, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave.
Ekziston gjithashtu një pjesë në kornizë që duhet të parandalojë anëtarët e rinj të BE-së që të bllokojnë kandidatët e ardhshëm.
“Maqedonia e Veriut duhet të pranojë rezultatet, nga cilado negociatë tjetër e pranimit, siç është për momentin e aderimi për pranim të saj. Do të nevojiten angazhime të qarta për të siguruar që asnjë shtet anëtar i ardhshëm nuk do të jetë në gjendje të bllokojë hyrjen e kandidatëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, me kusht që ata të përmbushin kriteret e pranimit të Bashkimit,” thuhet në kornizën negociuese.
Në rast të shkeljes serioze dhe të vazhdueshme nga ana e Maqedonisë së Veriut të vlerave mbi të cilat mbështetet BE-ja, Komisioni mund, me iniciativë të vet ose me kërkesë të një shteti anëtar, të rekomandojë ndërprerjen e negociatave ose të propozojë kushte të reja për vazhdimin eventual të negociatave.
burim: Portalb