Që nga mesnata, masa më të rrepta epidemiologjike do të zbatohen në Mal të Zi për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve të reja të infeksionit COVID-19, të cilat përfshijnë futjen e shtetrrethimit në disa qytete dhe kufizimet në funksionimin e objekteve të hotelierisë.
Masa të rrepta epidemiologjike, të cilat parashikojnë një shtetrrethim nga ora 22.00-05.00 të mëngjesit, si dhe ndalimi i funksionimit të objekteve të hotelerisë, do të zbatohen nga e hëna në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhaje, qytete me numrin më të lartë të pacientëve, ndërsa Podgorica dhe Kotori punën e kafeneve do ta kufizojnë deri në ora 22.00.
Gjithashtu, sonte nga mesnata në të gjithë Malin e Zi, një maskë mbrojtëse është e detyrueshme për të gjithë banorët mbi moshën pesë vjeç.
Autoritetet shëndetësore regjistruan 116 infeksione të reja sot, ndërsa numri mesatar i infeksioneve të reja ishte rreth 250 në ditë në gjashtë ditët e mëparshme, për shkak të tubimeve politike, para dhe pas zgjedhjeve parlamentare. Aktualisht ka 3.699 raste aktive të infeksionit në Malin e Zi, ndërsa vetëm në shtatë ditët e fundit 20 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 158.