Gjykatësi i shkarkuar Vlladimir Pançevski në këtë periudhë parazgjedhore shpërndan përmbajtje të gjuhë të urrejtjes dhe vendos lajme të rreme në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook në favor të VMRO DPMNE-së. Në Dhjetor të vitit 2019, Pançevski u shkarkua nga pozita e tij si Kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1 për shkak të manipulimeve me shpërndarjen e rasteve në gjykatë.
Ekipi monitorues i CIVIL-it vëreu se në llogarinë e tij në Twitter, përveç dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes që po poston, ai shpesh shpërndante edhe poste nga profile – botave partiak të opozitës VMRO – DPMNE.
Pançevski postoi një video të montuar në Facebook dhe Twitter tre ditë më parë me titull “KRUJEMINISTRI SHIPTAR”, dhe shkroi që kjo video ishte bërë nga LSDM-ja, dhe se ata mbështesin propozimin e BDI-së për një kryeministër shqiptar. Në komentet, mund të shohim mbështetje për deklaratën e Pançevskit, e cila thotë: “A do të mashtrohen maqedonasit përsëri dhe të sillen në një gjendje të nënshtrimit në vendin e tyre, a është ky koalicion fashist që ka dhunuar deri më tani durimin dhe dëshirën e popullit maqedonas, duke na paralajmëruar një mashtrim të ri zgjedhor?”, ka shkruar Pançevski.
Ky lajm i rremë nga profili në Facebook i Pançevskit u shpërnda nga 16 profile, ka dhjetra komente dhe mbi njëqind reagime. Ndër ata që kanë shpërndarë postimin e Pançevskit është faqja në Facebook “Patriotët Maqedonas”, duke shtuar koment për frikësim të qytetarëve “nëse LSDM vjen në pushtet deri në vitin 2022, nuk do të ketë as shtet”.
Edhe profesoresha Tanja Karakamisheva gjithashtu e pëlqeu postimin e Pançevskit në Twitter.
Ekipi monitorues i CIVIL-it, ndër njoftimet tjera të Pançevskit, vëreu edhe guhë të urrejtjes ndaj CIVIL-it, përkatësisht për nismën “Voto”. Ai postoi një video në profilin e tij në Facebook të nismës “Voto” të CIVIL-it, me komentin: “Ky është Pero (Arsovski), miku i Xhabirit nga Civil-i nga fushata “Voto”, e kjo djathtas është se çfarë njerëzit mendojnë për Peron”!
I njëjti postim u shfaq në profilin e Facebook-ut të Milenko Nedellkovskit një orë më vonë. Ka dhjetëra komente në postimin, me një gjuhë të urrejtjes kundër Pero Arsovskit.
Ekipi monitorues i CIVIL-it zbulon dhe arkivon përmbajtjen me gjuhë të urrejtjes çdo ditë dhe ekspozon lajme të rreme dhe dezinformata dhe boton disa prej tyre në platformën e tij mediatike. CIVIL-i u bën thirrje institucioneve kompetente të bëjnë çmos për të parandaluar përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe t’i sanksionojnë ato përkatësisht. Gjuha e urrejtjes në një shoqëri të civilizuar nuk duhet të lejohet kurrë, dhe duhet të zhduket. Gjithashtu, lajmet e gabuara dhe dezinformatat nuk sjellin mirë për askënd, përkundrazi, ato janë vetëm për një përdorim dhe shërbejnë vetëm për të dezinformuar qytetarët. Qytetarët kanë të drejtë në informacion të saktë, e jo spekulime dhe dezinformata…
Ekipi monitorues i CIVIL-it