“Bisedojmë në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për numrin e rritur të të infektuarve në fqinjësi. Presim edhe disa informacione nga Qendrat e Shëndetit Publik në qytetet e fqinjësisë. Absolutisht është e mundur që të rekomandojmë masa nëse konfirmojmë se rreziku nga hyrja e këtyre qytetarëve mund ta rrezikojë sistemin tonë shëndetësor”, deklaroi Filipçe në lidhje me atë se a planifikon vendosje të ndonjë kontrolle në kufijtë për hyrje në shtetin tonë.
Ai theksoi se gjatë fundjavës nuk ka pasur indikacione për rrezik më të madh nga hyrja e qytetarëve nga vendet fqinje, por se presin informacione nga shumë qendra për shëndet publik nga qytetet nga Kosova dhe nga Serbia. Në bazë të të dhënave të fituara, dy ditët e ardhshme do të vendoset se a do të ndërmerren masa në kufij.