Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi sot se mbrojtja që ia jep Hungaria si vend anëtar i BE-së, ish kryeministrit Nikolla Gruevski nuk është çështje e NATO-s por është diçka që mund ta zgjidhin Shkupi dhe Budapesti.
“Nuk jam unë ai që duhet ta komenton këtë. Kjo është çështje që duhet të diskutohet mes Shkupit dhe Budapestit”, deklaroi Stoltenberg në pres konferencë para mbledhjes ministrore të NATO-s.