Sot seanca do të mbajnë dy komisione parlamentare, për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe për Punë të Jashtme.
Në rend dite të seancës së Komisionit për Bujqësi është Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për preparate veterinare-mjekësore, në lexim të parë.
Në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme është planifikuar bisedë përfundimtare me Gabriel Atanasovin para marrjes së detyrës, ambasador i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Republikës së Maqedonisë në Republikën e Rumanisë.