Deralla, CIVIL: Në foto-finishin e procesit të referendumit për vëzhguesit e Civilit është shumë e rëndësishme që edhe një herë të lexojnë dhe t’i përmbahen rreptë Kodit të vëzhguesve, ndaj kartës që e nënshkruan në seminaret e Civilit, dhe kuptohet, t’i përmbahen heshtjes zgjedhore. Ekzistojnë rregulla që nuk guxojmë ti anashkalojmë në asnjë moment.
Vëzhguesit e Civilit janë mikesha dhe miq të këtij procesi. Ata janë bashkëpunëtorë dhe duhet ta mbështesin procesin, dhe kuptohet, të jenë neutralë, të paanshëm dhe vëzhgues objektivë të këtij procesi.
E drejta për votim, edhe kësaj here, si në çdo proces tjetër, është më e rëndësishmja. Dhe kjo është diçka që ne si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut e mbrojmë dhe tentojmë ta përfaqësojmë në formën më të mirë.
Vëzhguesit e Civilit janë anembanë Maqedonisë. Ata kanë udhëzime të sakta se si dha çfarë duhet të vëzhgojnë. Në fokusin e tyre, kuptohet, janë institucionet, këshillat zgjedhore, si dhe të gjitha ato struktura që në ditën e zgjedhjeve mund të tentojnë ta pengojnë votimin ose të bëjnë ndonjë parregullsi. Kjo duhet menjëherë të shënohet dhe të paraqitet në qendrën për shtyp dhe analitike në Shkup.
Civili do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë qytetarët, me institucionet, me institucionet relevante, dhe nënkuptohet, edhe me Komisionin Shtetëror Zgjedhor gjatë tërë ditës së votimit.
Pas mbarimit të votimit në ora 19, Civili do të hap debat, do të ftojë ekspertë, përfaqësues nga ekipeve monitoruese dhe do të transmetojë drejtpërdrejt panele diskutimi të cilat do ta vlerësojnë ditën e referendumit dhe do të tentojnë të kontribuojnë për kuptimin e asaj që ka ndodhur gjatë ditës së votimit.
Edhe gjatë ditës, duke nisur nga ora 6 e mëngjesit, deri në mesnatë, Civili do ta monitorojë dhe udhëheq qendrën për shtyp dhe analitike në hotelin City Park. Nga aty do të shpall kumtesa dhe do të mbajë konferenca për shtyp gjatë tërë ditës. Pres që në plan do të jenë konferenca nga ora 10, dhe pastaj çdo dy orë do të kyçemi drejtpërdrejt deri në mbylljen e vendvotimeve, gjegjësisht, kutive të votimit.
Ajo që është me shumë rëndësi në këtë moment, është që qytetaret dhe qytetarët të jenë të hapur në komunikimin me Civilin dhe pa dyshime të lajmërohen në organizatën te e cila kanë besim dhe ti paraqesin parregullsitë, presionet dhe kërcënimet. Këtë mund ta bëjnë përmes telefonit, por gjithashtu, edhe në ueb faqen zgjedhjetelira.info, Kuptohet, mund të vijnë edhe personalisht në hotelin City Park dhe aty të informojnë dhe dëshmojnë për atë që e kanë vërejtur në terren.
Maja Ivanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Vllado Kërstevski