Vëzhguesit e Civilit shënuan një sërë shkeljesh të heshtjes para referendumit në rrjetet sociale.
CIVIL – Qendra për Liri u bën thirrje partive dhe funksionarëve të partive të përmbahen nga propaganda dhe agjitimi, në përputhje me Kodin Zgjedhor i cili parashikon sanksione për çdo lloj shkelje të heshtjes para referendumit.
CIVIL -Qendra për Liri dje ka rreshtuar 307 vëzhgues nëpër Maqedoni, nga të cilët 30 janë vëzhgues afatgjatë që janë aktivë për një periudhë më të gjatë. Ata me vëmendje e ndjekin situatën dhe në veçanti i kushtojnë vëmendje shkeljes eventuale të heshtjes, por kanë vëmendjen edhe në parregullsitë tjera, siç është ryshfeti, kërcënimet, presionet dhe keqpërdorimet. Heshtja zgjedhore filloi mbrëmë nga ora 12 pas mesnatës.
CIVIL – Qendra për Liri u bën thirrje të gjithë qytetarëve të paraqesin shkelje të heshtjes në numrin 070/461 480 dhe 02/5209 176 ose në faqen Zgjedhje të lira.