Deralla CIVIL: CIVIL – Qendra për Liri për momentin bashkëpunon me shumë njerëz në terren nëpër gjithë vendin. Këta njerëz e skenojnë gjendjen për një kohë të gjatë, nëkontekst të referendumit. Ata praktikisht nga dita e parë, nga nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë Dhe Greqisë, e vëzhgojnë situatën në nivel politik, social dhe mediatik. Këta janë njerëz që edhe më parë kanë bashkëpunuar me Civilin si gazetarë qytetarë, ose janë vëzhguar në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut. Në periudhën e ardhshme katër javore ata do të punojnë me intensitet edhe më të madh, më të fokusuar dhe me konstruktivë në vëzhgimin e zbatimit të procesit të referendumit.
Fokusi ynë është, kuptohet, e drejta e votës së qytetareve dhe qytetarëve, si e drejtë themelore e njeriut. Si dhe sa është e mundësuar, gjegjësisht, e siguruar e drejta e tyre.
Para së gjithash, tentojmë t’i shohim të gjitha pasojat nga Lista Votuese e keqe për të cilën konstatuam se nuk është në gjendje të mirë, përkundër deklaratave optimiste nga institucionet. Pasojat nga kjo jocilësi e Listës së Votuesve do të jenë të vërejtura, për fat të keq, tepër vonë, madje në ditën e referendumit.
Ne, gjithashtu, kujdesemi nëse qytetaret dhe qytetarët janë nën presion të strukturave të caktuara në vend. Pastaj, vëzhguesit tonë afatgjatë do ta vëzhgojnë edhe zbatimin e procesit të referendumit nga institucionet. Përveç Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe komisioneve komunale zgjedhore, do të vëzhgohen edhe pushtetet lokale. Do të vëzhgohen edhe veprimet, gjegjësisht, zbatimi i ingerencave ligjore të Ministrisë për Punë të Brendshme. Por, gjithashtu, në fokus serioz është edhe gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë, për të cilat kemi vërejtur se në kohën e fundit janë intensifikuar tmerrësisht. Mendoj se Civili është mes organizatave të para dhe më të zëshme të cilat tregonin se gjuha e urrejtjes mundet në mënyrë negative të ndikojë mbi zbatimin e procesit të referendumit. Bëjmë thirrje që strukturat të cilat merren me distribuimin e urrejtjes dhe thirrje për dhunë, vazhdimisht të dënohen sipas ligjit.
Nga ministria për punë të brendshme kuptojmë se deri tani ka pasur qindra paraqitje në Prokurorinë Themelore Publike, mirëpo, për fat të keq, në këtë moment nuk shohim ndonjë zgjidhje. Kjo, sipas nesh, është sjellje e papranueshme e një institucioni të rëndësishëm, serioz dhe përgjegjës në vend.
Gjithashtu vërejmë se gjuha e urrejtjes dhe dhunës, thirrjet për urrejtje, ndarjet me s njerëzve…, i zbatojnë edhe institucione të cilat duhej të jenë në lartësinë e detyrës. Për fat të keq, përveç partive politike dhe iniciativave tjera të cilat qartë janë të lidhura me parti politike nga opozita, dhe të cilat gjithashtu, janë në shënjestër të veprimit dhe punës së shërbimeve të huaja, për të cilat kemi shkruar, vërejmë se edhe Kisha i afrohet fushatës negative e cila mbjell urrejtje mes njerëzve, që është në kundërshtim me të gjitha Kodet e këtij institucioni të madh dhe të rëndësishëm.
Sidoqoftë, Civili do të ketë edhe vëzhgim sa i përket edhe sjelljes së organizatave joqeveritare, të iniciativave tjera dhe të të gjitha palëve të prekura në tërë procesin e referendumit. Kështu që, do të kemi aktivitet serioz në platformën tonë mediatike, si dhe fushatë shumë më agresive dhe dinamike – në terren, e cila do të dallojë nga fushata që e zbatojnë edhe bojkotuesit, edhe Qeveria, edhe Bashkimi Evropian. Gjegjësisht, ne do të tentojmë ta japim kontributin tonë në thirrjen e qytetareve dhe qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë. Dalja është shumë e rëndësishme! Shansi për shfrytëzimin e këtij mjeti demokratik, të vendoset për një çështje të rëndësishme, është shumë i madh dhe i rëndësishëm dhe mendoj se pjesëmarrja e Civilit në këtë proces do të jetë me rëndësi vendimtare.
Përpunimi i tekstit: Maja Ivanovska, Diana Tahiri
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Dehran Muratov
Kushte për shfrytëzim, të drejta autoriale dhe mbrojtjen e privatësisë
Marrja e përmbajtjeve nën kushte të ndryshme nga të theksuarat NUK ËSHTË E LEJUAR, përveç me leje me shkrim nga Civili.
Lëndimi i të drejtave autoriale është e ndaluar me ligj.