Disa muaj jemi në negociata me Shoqatën e mjekëve amë dhe po vlerësohen mundësitë se si nga viti i ardhshëm t’iu dilet ballë dhe të rritet pika e tyre e kapitacionit, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai tha se në bisedimet janë përfshirë edhe përfaqësues të Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe dëshirojnë të përgjigjen në kërkesën jo vetëm për rritjen e pagave të tyre, por edhe për disa punë tjera të cilat i kërkojnë, ndërsa kanë të bëjnë në ndryshimin e sistemit në të cilin funksionojnë. Sipas tij, kur do ta gjejnë mënyrën do të përmirësohet funksionimi i atij niveli të mbrojtjes shëndetësore.
“Disa ndryshime tashmë të bëra për gjinekologët amë, por njëkohësisht punojmë edhe në vërtetimin e mënyrës në të cilën do t’i zbatojmë ndryshimet e sistemit, ndërsa kjo është se si të lehtësohet transferi i pacientëve nga një ordinancë në tjetër, nga një mjek në tjetër mjek, por edhe diçka që është shumë e rëndësishme dhe do ta përforcojë këtë segment të mbrojtjes mjekësore, ndërsa kjo është se si mjekët amë privat do t’i përfshijmë në sistemin shëndetësor publik veçanërisht në mjediset rurale ku mungojnë mjekë në shtëpitë e shëndetit”, theksoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes për paga më të larta në shëndetësi.
Shtoi se po bisedojnë për modelet dhe deri në fund të vitit do të ketë pako të plotë të cilën do ta implementojnë në sistem. (MIA)