• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Stoltenberg dhe Aselborn sot në Shkup

September 6, 2018
in BALLINA, LAJME
Stoltenberg dhe Aselborn sot në Shkup
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbrëmë arriti për vizitë dyditore në Shkup. Në vigjilje të referendumit të caktuar për më 30 shtator sot takime me përfaqësues të kreut shtetëror në Shkup do të ketë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Dukës së Madhe të Luksemburgut, Zhan Aselborn. 

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s sot do të ketë takime me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, ndërsa njeriu i parë i NATO-s duhet të takohet edhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe me përfaqësues të lartë zyrtarë, informon pres-shërbimi qeveritar. Stoltenberg në Kuvend do të ketë takime edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickovski

Pas takimit Zaev dhe Stoltenberg paralajmëroi pres-konferencë.

Krahas aktiviteteve thera dhe takimeve, sekretari i përgjithshëm do ta vizitojë edhe Stajkovcin ku në vitin 2016 ushtarë dhe pajisje të NATO-s ishin angazhuar për tejkalimin e pasojave nga vërshimet. Stoltenberg do ta vizitojë edhe kazermën Ilinden ku do të merr pjesë në ushtrimin demonstrues  të pjesëtarëve të forcave speciale.

Në kazermën e Ilindenit janë paraparë deklarata për mediat nga Stoltenberg dhe Shekerinska.

Ministri i Punëve të Jashtme të Principatës së Luksemburgut, Zhan Aselborn do të ketë takime me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, me kryeministrin Zoran Zaev dhe me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani.

Zhvillimi i bashkëpunimit bilateral të tërësishëm mes dy vendeve, prioritetet e jashtme-politike të Republikës së Maqedonisë, si dhe gjendjet  e brendshme aktuale me theks  të aktiviteteve përgatitëse për referendumin,  do të jenë temat e takimit mes Dimitrovit dhe Aselborn,  si dhe në bisedat plenare mes delegacioneve të të dy vendeve”, informojnë nga MPJ.

Të dy ministrat është parashikuar të firmosin Marrëveshje mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Principatës së Luksemburgut për këmbim dhe mbrojtje të përbashkët të informacioneve të klasifikuara.

Në vigjilje të referendumit, në Shkup këtë javë vijnë edhe kancelarët e Gjermanisë dhe të Austrisë, Angela Merkel dhe Sebastian Kurc. (MIA)

Next Post
Grant nga Qeveria për Këshillin kombëtar të të rinjve të Maqedonisë

Grant nga Qeveria për Këshillin kombëtar të të rinjve të Maqedonisë

Deskoska: Ende nuk ka vendim përfundimtar nëse do të ndryshojë Ligji për referendum

Nuk duhet të ekzistojë ndalesë as për thirrje, as për organizim të bojkotit të referendumit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom