• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gjykimi për 27 prillin fillon sot

August 22, 2018
in BALLINA, LAJME
Gjykimi për 27 prillin fillon sot
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjykatën penale në Shkup sot fillon procedura e re për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në 27 prill vitin e kaluar.

Lënda, siç është paralajmëruar do ta drejtojë gjykatësja nga krimi i organizuar, Dobrilla Kacarska, ndërsa janë caktuar 37 terminë për seancë kryesore.

Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë, në mars të këtij viti njoftoi se është ngritur akuzë kundër 30 personave, ku 28 janë për rrezikim terrorist të rendit kushtetutar dhe sigurisë nga neni 313 i Kodit penal, ndërsa dy persona për asistim në kryerjen e veprës penale.

Sipas Prokurorisë publike në akuzën janë përfshirë tre persona, pjesëtarë të strukturave të MPB-së që si persona të autorizuar zyrtarë kanë qenë bartës të komandës së “artë” dhe të “argjendtë” si dhe persona pjesëmarrës në grupin tjetër, si organizatorë të Lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”.

Gjykata themelore Shkupi 1 më 28 qershor, ka informuar se seanca e parë kryesore për lëndën, lidhur me ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend është caktuar më 22 gusht në ora 10:00, ndërsa për periudhën që vijon janë caktuar gjithsej 37 terminë për seancën kryesore ku përgatiten urdhra për të akuzuarit që gjenden në burg shtëpiak si dhe ftesa për të palët tjera në lëndën.

Prokurori Darko Jakimovski që përfaqëson akuzën për tentim- vrasje ndaj Ziadin Selës në njërën nga seancat e fundit në rastin e parë, ka paralajmëruar se e mundur është zgjerimi i hetimeve dhe kundër personave tjerë për “prova të reja për ndodhitë në Kuvend”.

Gjykatësja Sllavica Andrevska në 5 korrik të këtij viti shqiptoi aktvendimet për shtatë të akuzuarit për tentim- vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela në Kuvend në 27 prill të vitit të kaluar. Kire Gjorgjievski ka marrë dënim prej 13 vjetësh, Andrej Micov 10 vjet e gjashtë muaj, Oliver Oshavkovski 10 vjet e gjashtë muaj, Nikollçe Dimitrievski 10 vjet e gjashtë muaj, Aleksandar Janevski- Toshta 13 vjet, Nikolla Vojminovski 13 vjet e gjashtë muaj dhe Kosta Delev 10 vjet e gjashtë muaj.

Para kësaj, gjykata ka dënuar Stojan Pavlevskin me tre vjet dhe Cejo Gerogievskin me një vit e dy muaj burg, derisa Prokuroria publike ka tërhequr akuzën kundër Sasho Senkovit. (MIA)

Tags: 27 prillgjykim
Next Post
Fillon edicioni i 57-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

Fillon edicioni i 57-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë

LSDM: Pyetja për referendumin është e qartë dhe e thjeshtë- ardhmëri apo izolim

Mickoski shmang të thotë qëndrimin e tij dhe të partisë për referendumin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom