Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot kumtoi se preparati që është përdorur gjatë spërkatjes së mushkonjave në kryeqytet nuk ndikon në shëndetin e njerëzve. Në Shkup është spërkatur me preparat nga firma gjermane “Bauer” dhe në periudhën e kaluar është bërë analizë e tij.
“Preparati që e kemi përdorur këtë vit nuk ndikon mbi shëndetin e përgjithshëm të njerëzve dhe pak apo minimalisht ndikon në pjesën tjetër të botës së gjallë. I trajton kryesisht mushkonjat dhe insektet tjera që paraqiten si insekte të dëmshme në këtë periudhë. Qyteti zakonisht në mënyrë përkatëse i komunikon bletarëve që t’i mbrojnë foletë me qëllim të të mos vijë deri në zhdukje të bletëve”, deklaroi Shilegov në parkun Gjorqe Petrov.
Ai informoi se këtë vit kushtet klimatike kanë kontribuar që mënyrë intensive të paraqiten mushkonjat.
“Edhe më 1 korrik temperatura ka qenë 18 gradë dhe kishte reshje. Kemi pasur periudhë të gjatë me shi, verë me reshje dhe ngrohja e përnjëhershme dhe thatësia në të vërtetë paraqet bazë për rritje intensive, shtim të mushkonjave. Për shkak të dukurisë së këtillë masive, edhe pse më parë dy herë ishin trajtuar mushkonjat, kemi dhënë intensitet me qëllim që ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve”, tha Shilegov.
Sqaroi se duhet të ketë kushte adekuate që të kryhet spërkatja. Ato janë të paktën tre ditë pa reshje dhe pastaj edhe dy ditët e ardhshme të jenë pa reshje që të mos pastrohet preparati që është përdorur.
Ai tha se procedurat dhe protokollet për trajtim të mushkonjave janë rezultat i bashkëpunimit institucional, e jo kryesisht i shërbimeve të Qytetit të Shkupit. (MIA)
https://www.facebook.com/MakedonskaInformativnaAgencija/videos/658548711191473/