Korrupsionin në shoqëri e përhapi pushteti i kaluar. Qeveria zbatoi tre rekomandime të GREKO-s për një vit, aq sa pushteti i kaluar zbatoi për katër vite të plota në nivel të të gjitha institucioneve.
Kjo theksohet në kumtesën e sotme të Qeverisë në lidhe me raportin më të ri të GREKO-s, organ për luftë kundër korrupsionit të Këshillit të Evropës, ku ishte theksuar se në Maqedoni “nuk ka progres të dukshëm” në këtë fushë dhe se vetëm gjashtë nga nëntëmbëdhjetë rekomandimet janë zbatuar. Organi konsideron se rezultatet për Maqedoninë janë “dukshëm dëshpëruese” dhe ju bën thirrje autoriteteve të ndërmarrin masa konkrete në lidhje me rekomandimet e dhëna para katër vjet e gjysmë.
“Qeveria e RM-së i ndjek dhe i analizon rezultatet e të gjitha organeve ndërkombëtare relevante dhe në bazë të tyre ndërmerr masa adekuate. Në lidhje me rekomandimet e GREKO-s, Qeveria është plotësisht e përkushtuar në zbatimin e tyre, që është e dukshme përmes zbatimit të dy rekomandimeve, të cilat kanë të bëjnë me Qeverinë në periudhën vetëm para një viti, për dallim nga sjellja e pushtetit të kaluar, i cili është shkaktar i situatave korruptuese dhe i cili për një periudhë prej katër vite e gjysmë (2012-2016) ka zbatuar vetëm tre rekomandime në nivel të të gjitha institucioneve në vend”, thuhet në kumtesën qeveritare.
Si angazhim në luftën kundër korrupsionit Qeveria zbaton konceptin e hapjes, llogaridhënies dhe transparencës, duke dhënë kontribut për zbatim të plotë të rekomandimeve të institucioneve ndërkombëtare, e të cilat kanë të bëjnë me korrupsionin.
“Gjendja e trashëguar në vitin 2016, pikërisht sipas raportit të GREKO-s thekson se nga gjithsej 19 rekomandimet e dhëna, RM-ja në mënyrë obliguese ka zbatuar vetë tre rekomandime, dhjetë kanë mbetur kryesisht të pazbatuara, ndërsa gjashtë nuk janë zbatuar.
Lidhur me raportin e fundit të GREKO-s për harmonizimin për Republikën e Maqedonisë – Rrethi i katërt, i miratuar në seancë plenare,l e cila u mbajt në periudhën prej 18 deri 22 qershor, u konstatua se nga 19 rekomandimet fillimisht të dhëna, në tërësi janë implementuar gjashtë, pjesërisht tetë rekomandime, ndërsa pesë nuk janë implementuar.
Në pjesën e rekomandimneve që kanë të bëjnë me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, për një vit, janë implementuar tre rekomandime të reja, para së gjithash me ndryshimet e bëra në Ligjin për Këshillin gjyqësor dhe Ligjin për gjykata.
Qeveria sqaron se është i gatshëm edhe Plani aksional për realizimin e rekomandmeve të tjera të GREKO-s nga rrethi i katërt i evaluimit të Republikës së Maqedonisë, të cilat kanë të bëjnë me të gjitha institucionet e përmendura. Nga 13 rekomandimet e tjera, të cilat duhet të implementohen, vetëm dy janë për Ministrinë e Drejtësisë.
Një pjesë e rekomandimeve tjera do të implementohen me miratimin e Ligjit të ri për pengimin e korrupsionit, përgatitja e të cilit është në vijim, ndërsa teksti do të duhet të dorëzohet nga grupi punues deri te Ministria e Drejtësisë deri nga fundi i gushtit.
Me Ligjin e ri për prokurori publike do të plotësohet edhe një rekomandim që ka të bëjë me regjimin disiplinor të prokurorëve. Teksti për Ligjin për prokurorinë përgatitet nga ana e grupit punues ekspert dhe duhet të jetë gati deri në dhjetor të vitit 2019.
Rekomandimet tjera duhet të realizohen nga Kuvendi i RM-së, si dhe nga trupat e pavarur për luftë kundër korrupsionit.
“Kthimi i së drejtës dhe shtetit juridik dhe lufta joselektive kundër krimit dhe korrupsionit është imperativ për këtë Qeveri”, thuhet në kumtesë. (MIA)