CIVIL – Qendra për liri sot i ndau çmimet për storje më të suksesshme të gazetareve dhe gazetarëve qytetarë për dy muajt e kaluar.
Në fillim të ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Xhabir Deralla, kryetar i CIVILit i njoftoi të pranishmit me projektin Objektiv Qytetar dhe mundësia për kontribut të tyre në krijimin e ndryshimeve shoqërore.
Çmimi i parë shkoi në duart e gazetares qytetare Juliana Ortakovska, e cila me videon e saj për sjelljen e dhunshme dhe të pa hijshme të edukatores në çerdhen “Detska Radost” në Gjevgjeli, dhe nxiti interes të madh në opinion, posaçërisht tek institucionet kompetente të cilët menjëherë kanë reaguar.
Çmimin e dytë, këtë radhë e fitoi Suada Muratova, për storjen “Dislokim të shitësve të egër në Bit-pazar.
Marin Gavrillovski është fitues i çmimit të tretë për raportimin nga protestat në Shkup ku kishte thirrje nacionalistike dhe incidente.
Një prej çmimit të katërt e fitoi gazetar qytetar anonim për video storjen “Zajdi, zajdi jasno sonce… duke kënduar pensionistët në autobus të NQP”.
Çmimi i dytë i katërtë shkoi në duart e Anila Ejupit për videon prej ahengut për NATO ku Risto Vërtev nga bendi “Arhangell”, gjatë shfaqjes së tij deklaroi “Mos lejoni dhunues t’u largojnë nga shtëpia”.
Objektiv qytetar është projekt i CIVILit i cili tani më për vit të tretë u hap mundësi qytetareve dhe qytetarëve t’i publikojnë storjet e veta lirshëm dhe pa censurë. Projekti është i financuar nga National Endowment for Democracy.
D.M.