• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Në Maqedoni “depërtojnë” orizi i modifikuar gjenetik dhe bërxolla prej sojës

August 9, 2018
in BALLINA, LAJME
Në Maqedoni “depërtojnë” orizi i modifikuar gjenetik dhe bërxolla prej sojës
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV)  ka zbuluar se në Maqedoni  janë importuar  dy prodhime  të modifikuara gjenetike, orizi dhe bërxolla dhe grimcat prej sojës pa u deklaruar.

Edhe te misri për kokoshka janë konfirmuar modifikime gjenetike, por vetëm me analizën e parë. E dyta, superanaliza, e bërë në laboratori referente, ka qenë negative. Ka treguar se misri nuk është i modifikuar gjenetikisht.

Siç deklaroi për MIA-n drejtori i AUV-së Zoran Atanasov, kontrollet janë zbatuar në maj të këtij viti, ndërsa disa nga analizat ende bëhen.

Misri për kokoshka është nga Argjentina, bërxollat prej sojës dhe grimcat e bukës janë nga Serbia ndërsa orizi është prodhuar nga farat e modifikuara gjenetike të importuara. Të gjitha janë gjetur në depo të operatorëve me ushqim dhe nuk janë lëshuar në shitje me pakicë, përveç një pjesë e grimcave dhe bërxollave të sojës të cilat tashmë janë tërhequr dhe janë nën kontroll zyrtar.

“Me programet e reja dhe sistemin e kontrolleve konfirmuam se janë lëshuar tre prodhime  me prani të OMGJ-së, ndërsa nuk janë deklaruar. I gjetëm në shitje gjatë zbatimit të kontrolleve të rregullta për siguri të ushqimit. Për mostrat e marra nga grimcat e sojës (1.320 paketime  me nga 200 gramë) dhe bërxollave të sojës (1.270 paketime me nga 200 gramë), rezultati parësor është pozitiv. Pritet rezultati i analizës së dytë  që bëhet në laboratori referente. Prodhimet janë importuar nga Serbia fqinje. Deri në marrjen e rezultatit,  tërë sasia e bërxollave dhe grimcave të sojës nga pjesa e njëjtë që ka qenë në depo të operatorit, është lënë nën kontroll zyrtar, ndërsa pjesa tjetër  që është lëshuar  në qarkullim është tërhequr. Pozitiv në OMGJ janë rezultatet nga mostra e marrë e orizit për të cilën operatori nuk ka kërkuar superanalizë”, sqaron Atanasov.

Në lidhje me orizin, drejtori informon se bëhet fjalë për 550 kilogramë.

“Orizi është prodhuar nga fara importuese dhe është gjetur në depo të operatorit. Është lënë nën kontroll zyrtar dhe do të asgjësohet. Operatorit me ushqim i është caktuar dënim  në para, prej 5.000 euro në kundërvlerë të denarit për subjektin dhe 1.700 euro për personin përgjegjës”, thotë Atanasov.

Maqedonia ende nuk lejon import të ushqimit me OMGJ ose prodhime  të modifikuara gjenetike.

Në pyetjen, a hamë ushqim të sigurt, Atanasov është i vendosur, konsumatorët duhet të jenë të sigurt në atë.

“Maqedonia konsumon ushqim të sigurt. Atë e konfirmon edhe fakti se nga gushti i vitit të kaluar deri më sot janë paraqitur vetëm tre toksicitete ushqimore (helmime me ushqim). Ato janë rastet “Sedmica”, “Lear” dhe i fundit, me dasmorët në Shtip. Do të dëshiroja mbrojtja  të  jetë e qindpërqindtë, por sipas ligjit,  përgjegjësinë për  sigurinë e prodhimeve e  mbajnë operatorët. Agjencia është mekanizëm kontrollues për atë nëse ata i plotësojnë kriteret dhe standardet  e përcaktuara”, potencon drejtori. (MIA)

Tags: berxolladepertojnegjenetikMaqedoniorizsoje
Next Post
LSDM: Pyetja për referendumin është e qartë dhe e thjeshtë- ardhmëri apo izolim

LSDM: VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me atë që janë zbuluar qëllimet e tyre të vërteta

Partia OQM (ГРОМ) e Stevço Jakimovskit ka dy banesa në rrugën “Prashka” në Shkup

Partia OQM (ГРОМ) e Stevço Jakimovskit ka dy banesa në rrugën “Prashka” në Shkup

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom