Kompania multinacionale “Telamon” nga SHBA sot e firmosi marrëveshjen për realizimin e investimit të saj në Maqedoni e cila do të arrijnë deri në 11 milionë euro. Do t’i punësojë 600 persona, ndërsa do të prodhojë kabllo elektrike për industrinë automobilistike. Planifikon bashkëpunim shumëvjeçar, ndërsa Maqedoninë e kanë zgjedhur nga shumë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore për ta zgjeruar prodhimin e saj nga SHBA-ja në Evropë.
Marrëveshjen e nënshkruan ministrja për Tërheqjen e Investimeve të Huaja, Zorica Apostolovska dhe drejtori i “Telamon”, Tom Puza. Në nënshkrimin e marrëveshjes morën pjesë kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.
“Mbesim të përkushtuar në krijimin e klimës të favorshme dhe atraktive të biznesit për të njohur Maqedoninë si destinacion i qëndrueshëm afatgjatë i biznesit që siguron edhe qëndrueshmëri të investimit dhe kapitalit të tyre”, tha kryeministri Zaev.
Ai shtoi se ftesën të cilën e kemi fituar për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në NATO tha se edhe më shumë do ta përforcojë këtë pozicion të Maqedonisë si destinacion i dëshiruar dhe i qëndrueshëm.
“Qytetarët do ta përkrahin anëtarësimin tonë në BE dhe NATO sepse e din se përfitimet janë të mëdha, kanë një qëllim për përmirësimin e jetës të të gjithëve”, tha Zaev.
Sipas zëvendëskryeministrit Angjushev zgjedhja e “Telamon” për të zgjeruar prodhimtarin e vet në Maqedoni tregon se vendi është konkurrent në politikën e saj në përkrahjen investimeve të huaja direkte.
“Kompanitë e tilla e njohin Maqedoninë si vend për zhvillim të biznesit të mëtejshëm të tyre dhe strategjisë si kompani. Kjo na nxit që ne t’i zhvillojmë politikat tona ekonomike dhe na tregon se jemi në rrugë të drejtë për të zbatuar atë që e kemi menduar”, tha Angjushev dhe shtoi se përfaqësues të kompanisë kanë ardhur vetëm para gjashtë muajve dhe se në Qeveria me përkushtim është punuar në krijimin e kushteve që ajo të fillojë me aktivitetet e saja.
Për ministren Apostoloska nënshkrimi i Marrëveshjes është vërtetim i politikave të suksesshme ekonomike të Qeverisë në pjesë e investimeve të huaja.
Kompania në fillim do t’i investojë katër milionë euro me punësimin e 300 personave, ndërsa në plan afatgjatë është investim prej 11 milionë eurosh dhe 600 punësime.
Drejtori i “Telamon”, Tom Puza theksoi se deri në fund të vitit pret të ketë 50 të punësuar, tanimë janë bërë punësimet e para, ndërsa prodhimet e para deri tek konsumatorët do të shpërndahen deri në vjeshtë.
Ai thotë se si kompani amerikane fillimet e funksionimit në Evropë janë sfidë e madhe dhe se është e rëndësishme ndihma të cilën e fitojnë këtu. Qëllimi i kompanisë, thotë, është gjithëpërfshirës dhe ka për qëllim të ketë ndikim pozitiv ndaj të gjitha palëve të prekura dhe gjithashtu është i interesuar për bashkëpunim afatgjatë.
“Në udhëtimin tonë për të kënaqur kërkesat e konsumatorëve tanë, bëmë një hulumtim të ngushtë në vende të ndryshme në Evropën Qendrore dhe Lindore. Përzgjodhëm disa që t’i vizitojmë, duke përfshirë edhe Maqedoninë dhe ishim me të vërtetë të befasuar këndshëm nga ajo që na priti. Takuam një grup të njerëzve të zellshëm të cilët ishin të interesuar për zhvillimin e vendit dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në biznes”, tha Puza.
Kompania punon në Meksiko, Kinë dhe në SHBA ku ka zyra përfaqësimi në nëntë vende. Kjo është fabrika e parë në Evropë. (MIA)