Hajvar, “lutenicë”, djathë tradicional të deleve dhe mish qengji, ushqim organik dhe verë në shishe, janë një pjesë e prodhimeve të cilat do t’i promovojë Maqedonia në Panairin ndërkombëtar “AGRA 2018” në Gornja Radgona të Sllovenisë.
Maqedonia këtë vit është vend partner, për shkak se do të ketë vend qendror në panair, me stendë prej 140 metra katrorë. Siç tha sot ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, në fokus të promovimit të Maqedonisë do të jenë edhe turizmi, si dhe mundësitë për investim.
“Për promovim të suksesshëm të Maqedonisë janë kyçur të gjitha kapacitet institucionale, ndërsa mbështetje fitojmë dhe nga kryeministri. Mjetet për stendën e cila do të vendoset në pjesën qendrore, janë siguruar nga buxheti i Ministrisë”, theksoi Nikolovski.
Ambasadori slloven Milan Jazbec shprehu kënaqësi që Maqedonia, pas Kinës vitin e kaluar është partner e AGRA.
“Maqedonia do të jetë vendi kryesor në panair. Ky është edhe një vërtetim për bashkëpunimin tonë të thellë dhe miqësinë që zgjat më shumë se njëqind vite”, tha Jazbec.
Janë paraparë ekspozita për bagëti, konferenca, ligjërata dhe tryezë e rrumbullakët. Janë paraparë të mbahen më shumë se 150 ngjarje të biznesit, profesionale, ngjarje zbavitëse konkurruese, informon Erjavec.
Në “AGRA 2018” do të marrin pjesë më shumë se 1.800 ekspozues nga 36 vende prej gjithsej 71.300 metra katrorë sipërfaqe, ndërsa ngjarjen do të ndjekin më shumë se 200 gazetarë.
Panairin tradicionalisht do ta hapë kryetari i Sllovenisë me pjesëmarrjen e ministrave dhe delegacioneve ministrore nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si dhe nga Bashkimi Evropian.
Vlerësimi është se “AGRA 2018” do të tërheqë rreth 120.000 vizitorë. (MIA)