Këshilli gjyqësor me të cilin kryeson gjykatësja Xheneta Bektoviq në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Arka” solli vendim që të akuzuarit Goran Grujevski t’i gjykohet në mungesë, duke pasur parasysh se Gjykata Supreme në Athinë ka sjellë vendim kundër ekstradimit së të akuzuarit dhe me të njëjtën është ndërprerë paraburgimi i tij dhe është lëshuar në liri. Në kontekst të kësaj Gjykata e merr parasysh edhe njoftimin nga SPB Shkup se Grujevski nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes.
Pas pauzës Gjykata konstaton se janë përmbushur kushtet për mbajtje të debatit kryesor, me ç’rast filloi gjykimi për këtë lëndë.
Në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Penale janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski dhe ish ndihmës-ministri në MPB, Nebojsha Stajkoviq.
Mbrojtësi i Grujevskit, Petar Vasilev kërkoi vendim me shkrim për vendimin, me qëllim që të realizojë të drejtën e ankesës.
Paraprakisht, pas ekspertizës së realizuar Gjykata konstatoi se Gjykata Supreme në Athinë ka sjellë vendim me të cilin pranohet ankesë formale dhe thelbësore të të akuzuarit dhe vendoset kundër ekstradimit dhe t’i gjykohet në IRJM.
“Me të njëjtin vendim ndërpritet paraburgimi i tij dhe ai lirohet nga burgu, nëse nuk mbahet për ndonjë arsye tjetër. Gjykata konstaton se tek arsye janë theksuar aktakuzat për ‘Target-Fortesa’ dhe ‘Arka’, tha gjykatësja Bektoviq.
Prokurori nga PSP, Artan Ajro tha se pas vendimit dhe prononcimit të avokatit Goran Grujevski se është qytetar i lirë e tërheq propozimin për ndarje të procedurës dhe kërkoi që t’i gjykohet në mungesë.
Avokati Vasilev, ndaj kësaj reagoi se propozimi është tejet i hershëm duke pasur parasysh se procedura e ekstradimit nuk ka përfunduar tërësisht.
“Vendimi nuk do të thotë edhe përfundim i procedurës për ekstradim. Ai përfundon me vendim të ministrit. Konsideroj se propozimi i këtillë është tejet i hershëm dhe kërkoj që Gjykata ta refuzojë”, tha Vasilev.
Prokurori publik nga PSP Trajçe Pelivanov, lidhur me prononcimin e avokatit Vasilev, tha se duhet që kjo të refuzohet për shkak se Grujevski tanimë është qytet i lirë në Greqi dhe mund ta tërheqë kërkesën për azil dhe të ballafaqohet me aktakuza për të cilët ngarkohet në Maqedoni.
Vasilev reagoi ndaj kësaj dhe tha se, në qoftë se PSP e ka lexuar mirë vendimin nga Gjykata në Athinë do të shihte se të akuzuarit nuk janë qytetarë të lirë sepse janë kërkues të azilit, por për shkak se janë amnistuar nga presidenti Gjorge Ivanov.
Prokurori Ajro tha se Goran Grujevski, ndërsa as të akuzuarit e tjerë në këtë rast, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski dhe Nebojsha Stajkoviq, nuk janë aboluar në këtë lëndë.
Të akuzuarit në “Arka” ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve dhe shkaktim dëm Buxhetit në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektronike-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe. (MIA)