Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot vazhdon Seminari i 98-të ROS-ROT.
Seminari është në organizim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me temë “Integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor: përforcimi i Projektit paqësor evropian”.
Sesionet e sotme të seminarit iu kushtohen Vendeve-aspirante të NATO-s nga Ballkani Perëndimor: Rruga përpara, Reformat në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe nga Shkupi deri në Bruksel: hapat e ardhshëm në procesin euro-integrues. Janë paralajmëruar fjalime, mes tjerash, të zëvendëskryeministrit për Euro-Integrime Bujar Osmani dhe zëvendësministrit të Mbrojtjes Bekim Maksuti.
Nesër do të mbahen sesioni i shtatë dhe i tetë i Seminarit ROS-ROT, ndërsa i kushtohen Gjendjes në media në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ndikimit të dezinformatave dhe informatave të gabuara në krijimin e mendimit publik dhe Marrëdhëniet ndëretnike në Ballkanin Perëndimor.
Seminari filloi dje me fjalime të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrit Zoran Zaev, kryetarit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s Paolo Ali dhe ambasadores zvicerane në Maqedoni Sibil Suter Tejada. Vërejtje kyçe theksoi edhe ish-i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin dhe zëvendës-shef i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për operacione Xhejms Perdju.
Sesioni i parë iu kushtua Përforcimit të së drejtës, reformës në administratë dhe gjyqësi dhe luftës kundër korrupsionit, sesioni i dytë Marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor: Masa për ndërtim të besimit, ndërsa në sesionin e tretë u fol për krizën e emigrantëve dhe rutën ballkanike.
(MIA)