Të reshurat e mëdha dhe moti i keq në 24 orët e kaluara krijuan probleme serioze dhe dëm material në disa pjesë të Greqisë.
Në Halkidiki janë përmbysur më shumë vende, rrugët e shndërruan në lumenj, ndërsa u shkaktua dëm materal edhe në infrastrukturë, në shtëpitë dhe veturat, për fat pa persona të lënduar ose viktima.
Më i godituri ishte krahu i dytë i Halkidikit dhe rajoni Nikiti Sitonia. Për shkak të motit të keq dhe përmbysjeve, automobilë dhe kontenierë për mbeturina përfunduan në det.
Karakteristik ishte rasti me automobilin, i cili përfundoi në det. Shoferi dhe bashkëusdhëtari të moshës 68 dhe 60 vjeçar, kanë arritur të dalin nga automjeti dhe me ndihmë të zhytësve janë shpëtuar.
Në një rast tjetër, është ftuar edhe shërbimi zjarrfikës që të intervenojë për shpëtimin e katër personave, të ngujuar në automobil.
Vetadministrimi lokal i Nikitit, me siguri do të kërkojë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.
Dëme ka pasur edhe në krahun e parë, në rajonin Kasandra, Në Kasandria, Siviri dhe Nea Fokea, ndërsa të reshura të mëdha të shiut janë vërejtur edhe në pjesën verilindore të Halkidikit.
Sipas informatave të korrespodentes së MIA-s nga Athina, asnjë qytetar i Maqedonisë nuk ka kërkuar ndihmë nga konsulli i ynë në Selanik.
Një pjesë e madhe e rrugëve afër detit në Halkidikit janë të mbyllura për komunikacion.
Stuhia “Nefeli” (emrin e ka marrë nga shërbimi meterologjik i Greqisë) ka shkaktuar probleme edhe në qytetet tjera mbarë vendin.
Në Larisa dhe Volos, janë përmbysur pjesët bregdetare.
Autostrada e vjetër Athinë-Korint prej dje është i mbyllur për qarkullim.
(MIA)