Konferencë shkencore me temë “Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë dhe perspektivat për integrim euroatlantik të Republikës së Maqedonisë”, sot do të mbahet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM).
Organizatorë të konferencës janë ASHAM, Akademia bullgare e shkencave (ASHB) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Qëllimi i konferencës, siç kumtuan organizatorët, është të kuptohet roli i kësaj Marrëveshjeje dhe ndikimi i saj në integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Konferencën shkencore do ta hapin kryetari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti, nënkrytetari i ASHB-së, akademik Vasil Nikollov dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski. Fjalime do të kenë akademikë, profesorë dhe ekspertë.
Do të prezantohet edhe Platformë për bashkëpunim të mëtejshëm të ASHAM-it dhe ASHB-së në zbatimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.
(MIA)