Para Kuvendit kanë filluar të grumbullohen dhjetëra qytetar për të protestuar kundër marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit të vendit. Protesta është organizuar nga organizata jo-formale “Të rinjtë për Maqedoninë” dhe “Komitët” të cilët paralajmëruar gjatë ditës në rrjetet sociale, me sloganian “Mjaft ndejtëm në gjumë, nuk do të lejojmë Veri” dhe u bënë thirrje qytetarëve të tubohen para Kuvendit në orën 20.00.
Nga ana tjetër forcat e rendit kanë marr masat e nevojshme që situata të jetë nën kontroll.
Burimi: Flaka