• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Sillen dy aktgjykimet e para për sulmin ndaj Selës

June 13, 2018
in BALLINA, LAJME
Sillen dy aktgjykimet e para për sulmin ndaj Selës
Share on FacebookShare on Twitter

Dënim me burg prej tre vjetësh për Stojan Pavlevski dhe një vit e dy muaj për Cejo Georgievski shqiptoi sot Gjykata Penale për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar. Në dënimin të akuzuarve u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Të akuzuarit Pavlevski dhe Georgievski duhet t’i shlyejnë të gjitha shpenzimet.

Kryetarja e Këshillit gjykues Sllavica Andreevska në seancën e sotme tha se dallimi në lartësinë e dënimeve është për atë se Stojan Pavllevski është i pari që hyn në Kuvend dhe është drejtuar nga deputetët.

Pavlevski pas shqiptimit të aktgjykimeve para Gjykatës tha se nuk ka pritur dënim kaq të lartë dhe paralajmëroi se do të bëjë ankimim për vendimin në gjykatën më të lartë.

Në seancën paraprake, dy të akuzuarit Cejo Georgievski dhe Stojan Pavleski a pranuan fajin për veprën. Që të dy, në fjalët përfundimtare, thanë se pendohen për veprën e kryer dhe se nuk kanë pasur për qëllim të lëndojnë askënd.

Përfaqësuesi i padisë, Darko Jakimovski, në fjalët përfundimtare tha se duke pasur parasysh pranimin e fajit, Gjykata të akuzuarit t’i shpallë fajtorë dhe t’u caktojë dënime për veprën e kryer.Theksoi se të akuzuarit nuk përgjigjen vetëm për sulm ndaj Selës, por për tërë veprimet në Kuvend dhe në qendrën për shtyp.

Procedura për shtatë të akuzuarit për sulmin ndaj Selës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vazhdon më 2 dhe 5 korrik, për kur janë caktuar fjalët përfundimtare.

Për tentim vrasjen e Selës, sipas padisë së re, të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.


Burimi: Koha.mk

Tags: aktgjykimSelasulm
Next Post
Lavrov e përshëndet marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Lavrov e përshëndet marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë

Ivanov në ora 17 do t’u drejtohet qytetarëve

Ivanov në ora 17 do t'u drejtohet qytetarëve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom