Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot janë caktuar vazhdimet e mbledhjeve të 46-të dhe të 47-të.
Në rend dite të mbledhjes së 46-të janë Propozimi për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për letra me vlerë, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për medikamente dhe mjete mjekësore dhe ndryshimet e ligjit për Drejtorinë e doganave dhe për prodhime ndërtimore, që të dy në lexim të parë, si dhe disa raporte vjetore.
Në kuadër të mbledhjes së 47-të duhet të vazhdojë debati rreth Raportit vjetor të Komisionit evropian për përparimin e vendit. Në rend dite të kësaj mbledhje janë edhe disa propzim-ligje nga sfera e financave, sociales, arsimi, transporti,…, si dhe disa interpretime autentike.
(MIA)