Qeveria e Republikës së Maqedonisë njoftoi se në orën 18:30 do të mbahet një konferencë për shtyp në të cilën kryeministri Zoran Zaev do të flasë për marrëveshjen për emrin me Greqinë.
Siç njofton qeveria, ministrat gjithashtu do të marrin pjesë në një konferencë shtypi. Ndërkohë, në orën 18:00, kryeministri grek Aleksis Cipras do të takohet me presidentin grek Prokopis Pavlopulos.
Mediat greke kanë raportuar se tashmë telefonata e fundit ndërmjet dy kryeministrave është realizuar dhe vetëm pritet të jepen detajet.
Burimi: TvShenja