Biznes forum Maqedoni-Itali për mundësitë për sektoret transport, energjetikë dhe mjedis të jetesës do të mbahet sot në organmizim të IÇE Agjencisë për promovim dhe internacionalizim të kompanive italiane në vendet e huaja.
U paralajmërua pjesëmarrja e rreth 15 kompanive italiane nga sektoret transport, energjetikë dhe mjedis të jetesës, të interesuar për bahskëpunim me partnerë nga Maqedonia, si dhe fjalim i kryeministrit Zoran Zaev.
Do të prezantohen projekte dhe programe të përkrahura nga BE-ja dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe projekte investuese dhe zhvillimore në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, në energjetikë dhe mjedis të jetesës.
Forumi u organizua në bashkëpunim me shoqatat më të mëdha kombëtare në Itali. Shoqata kombëtare e kompanive ndërtimore (ANCE), Shoqata kombëtare e projektantëve dhe konsultantëve në sektorin ndërtimtari (OICE) dhe Federata kobmëtare e kompanive nga sfera e elektroteknikës dhe elektronikës (ANIE).
(MIA)