Fotografitë nga Strumica të publikuara mbrëmë nga kryeministri Zoran Zaev në rrjetet sociale dhe ato të Ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov, nuk mbeten të pavërejtura nga mediat greke, të cilat këto fotografi i cilësojnë si porosi prej Shkupit për Athinën, informon MEDIAL.
“Fotografi dhe porosi simbolike e Zaevit dhe Dimitrovit për Athinën: Në linjë të njëjtë”, “Zaev dhe Dimitrov: Në linjë të njëjtë dhe në pushime të njëjta”, “Tuiti i Zaevit me porosi për marrëdhëniet e tij me Dimitrovin” janë vetëm një pjesë e titujve të mediave greke.
Një demant personal rreth thashethemeve sipas të cilave ka mosmarrëveshje mes Ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov, ka publikuar kryeministri i IRJM-së, Zoran Zaev, njëkohësisht duke dërguar porosi Athinës, shkruan media greke online “Iefimerida”.
Burimi: MEDIAL