Deputetët në seancën e 47-të të Kuvendit do ta shqyrtojnë Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë për vitin 2018-të.
Në rendin e ditës të seancës është Propozim vendimi për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban, si dhe ndryshimet e ligjit për privatizim dhe qiranë e tokës ndërtimore në pronësi të shtetit, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të akcizave, ndryshimet e Ligjit për tregti, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune.
Deputetët mes tjerash do të debatojnë edhe për ndryshimin e propozim Ligjit për trajnimin dhe provimin për drejtorët e shkollave fillore, të mesme, konviktet për nxënësit dhe hapjen e Universitetit të qytetarëve për mësim të përjetshëm, sipas ndryshimeve të Ligjit për themelimin e Fakultetit të Takonologjiko-teknik, Fakultetin e Veterinarisë dhe Fakultetin Juridik në përbërjen e Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, si dhe për propozim ndryshimet për Ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Tregut.
Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe propozimi i Kodit për sjellje etike të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i parashtruar nga Talat Xhaferi, Frosina Remenski, Goran Misovski, Dragan Donev, Tomislav Tuntev, Ejup Alimi, Afrim Gashi, Surija Rashidi dhe Meral Uzeiri Ferati.
Burimi: INA