Kuvendi në kuadër të seancës së 49-të sot e filloi debatin për zgjedhje të ministrave të rinj. Kryeministri Zoran Zaev në ekspozenë e tij theksoi se Maqedonia është në rrugën e duhur, po lëvizë në drejtim të mirë dhe se në këtë do të binden të gjithë qytetarët duke ditur se pasojë aktivitete serioze reformuese dhe realizim të vendimeve të mëdha me rëndësi vendimtare për vendin.
-“Pas nesh është saktë një vit nga puna e Qeverisë së RM-së. E lëmë pas nesh krizën e thellë politike me hapje të proceseve të thella serioze reformuese që ta kthejmë besimin në institucione dhe ambientin demokratik”, tha Zaev, i cili potencoi se Maqedonia nga një vend në izolim me tensione politike mbërrin deri në anëtarësim real në NATO dhe për datë tejet të sigurt për negociata me BE-në.
-Për të, the se janë të kuptueshme kritikat që dalin nga pritjet e larta, dhe se kritikën e kupton si mundësi për korrigjim të pushtetit. Për reforma strukturore të atilla çfarë i filloi kjo Qeveri, tha Zaev, është e domosdoshme pak më shumë kohë duke i pasur parasysh pasojat nga sistemit shkatërrues.
-“Sistemin e rigjeneruam nga brenda në vetë institucionet”, tha kryeministri.
-Ai shprehu kënaqësi nga e arritura dhe duke theksuar se <>Qeveria punon në pajtueshmëri të rrethanave në të cilat u gjend dhe në të cilat ndodhet Republika e Maqedonisë.
-“I bind qytetarët se jemi në rrugën e duhur, por lëvizim në drejtim të mirë, dhe në këtë do të binden të gjithë qytetarët e vendit tonë duke e ditur se pasojnë aktivitete serioze reformuese, realizim të vendimeve të mëdha me rëndësi vendimtare për RM-në. Një periudhë të mirë kaluam edhe në konsolidim të ambientit politik, në krijim të kushteve për përforcim të shumicës parlamentare të krijojmë aprovim sa më të madh që është e mundur dhe pranim të vendimeve që na vijnë shumë shpejt”, tha Zaev.
-Këto janë vendime, të cilat e përcaktojnë ardhmërinë dhe historinë e shtetit tonë të përbashkët.
-“Në këtë shtëpi të demokracisë së shpejti do të vendosen në aprovim vendime të cilat për RM-në do të sjellin më shumë shpresë, mirëqenie dhe prosperitet të gjithë qytetarëve të saj. Që të nisemi me hapa të fuqishëm dhe të sigurt në aktivitetet e reja reformuese vijuese në realizim të vendimeve të mëdha që qëndrojnë pas nesh me përforcim të shumicës parlamentare dhe e zgjerojmë participimin e reprezentëve të rinj të asaj shumice dhe në vetë Qeverinë. Njëkohësisht e mirëmbajmë edhe procesin më të rëndësishëm reformues në gjyqësi me një rotacion që mundëson Ministrinë e Drejtësisë ta merr Renata Deskoska”, shpjegoi kryeministri para deputetëve.
Zaev i elaboroi propozimet për ministra të jenë ministër i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, i Kulturës Asaf Ademi dhe ministër pa resor Bardhyl Dauti.
-Për VMRO-DPMNE-në opozitare ky rikonstruksion është tregtar për pesë-gjashtë deputetë dhe kozmetik pa ndryshim të ministrave të cilët nuk kanë sjellë rezultate.
-Ilija Dimovski tha se këtë që e bën sot Zaev nuk është rikonstruksioni i Qeverisë, i cili duhet të përfshijë njohje reale të gabimeve dhe mangësive.
-“Me këtë nuk e bëni këtë. Vetëm përpiqeni të grumbulloni disa parti të vogla shqiptare”, tha Dimovski, sipas të cili në shumicën e resorëve nuk ka rezultate.
-Kryeministri Zaev replikoi se e kupton atë që e thoshte deputeti për shkak se vjen nga parti opozitare, duke potencuar se kur ka folur për dyshim për korrupsion i është dedikuar anëtarëve të pushtetit ekzekutiv, e jo për ministra ose për zëvendësministra. Kërkoi që të mos i shtrembërohen fjalët dhe potencoi se qëndron pas gjithçka që ka thënë dhe se rezultatet për qytetarët janë të dukshme. Tha se tani nga pozita e kryeministrit ndonjëherë përmbahet dhe ka kujdes në fjalët që i përdorë.
-“Më vjen mirë që e filluam dialogun për reformat që hapat e parë së bashku i bëmë. Reformat filluan në gjyqësi, në sektorin e sigurisë, shpresoj se do të vazhdojnë në mediat këtu (në Kuvend) ku u ndalën…”, tha kryeministri.
-Sipas Dragan Danevit, koordinator i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së kjo qeveri në memorien e qytetarëve do të mbatet e përkujtuar se si “do të qeverisë”, që qytetarët të besojnë se reformat do të ndodhin. Për të ky rikonstruksion është kozmetik, e jo esencial për shkak se nuk ndërrohen ministrat të cilët nuk kanë dhënë rezultate.
-“Nuk ka progres me kozmetikë. Keni ekip që për një vit nuk arriti asgjë”, tha Danev, i cili foli edhe për vërejtjet për reformat në dokumentin e publikuar para pak kohësh, por edhe për rejtingjet e pushtetit.
-Goran Misovski, deputet nga PRSD dhe nënkryetar i Kuvendit e porositi Danevin se para se të fillojë të flet për krimin dhe korrupsionin duhet të distancohet krimi i udhëheqësisë paraprake të VMRO-DPMNE-së dhe se për këtë arsye lideri aktual i partisë Hristijan Mickovski dhe partia e kanë rejtingun e tanishëm.
Pas zgjedhjes së ministrave të rinj, do të pasojë votim për zëvendësministrat. Për zëvendësministër i Punëve të Jashtme është propozuar Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Shëndetësisë Asim Musa, zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale Gonul Bajraktar dhe i Transportit dhe Lidhjeve Sadik Beqiri.
Si partnerë të rinj të koalicionit në Qeveri hynë krahu i Besës i Afrim Gashit dhe PDSH, të cilët kanë vende ministrore, si dhe Lidhja e Romëve.
Paraprakisht deputetët votuan vendim për publikimin e shpalljes për anëtarë të rinj të KShZ-së.
(MIA)