Me dëgjimin e “bombave” sot në Gjykatën penale në Shkup filloi seanca e re për rastin “Trajektoria” e Prokurorisë Speciale Publike, për ndërtimin e akseve të autodtradës Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.
Në Gjykatë të pranishëm janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mille Janakieski dhe ish-drejtori për rrugë shtetërore, Ljupço Georgievski, të cilët janë të dyshuar se në vitin 2012/2013 i tejkaluan autorizimet e veta për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e akseve të autodtradës deri në Shtip dhe Ohër dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shteteit prej së paku 155.117.172 euro.
Bisedat e xhiruara që lëshohen në gjykatë. e të cilat dalin nga ndjekja e jashtëligjshme e komunikimeve, i paraqet prokurorja Lile Stefanovska nga PSP.
Në dhjetëra bisedat e dëgjuara deri më tani në gjykatë dëgjohen biseda të Mile janakieskit dhe Nikolla Grueskit me bashkëpunëtorë për atë se si ka rrjedhur procesi për zgjedhjen e kryesit dhe negociatat me kompanitë kineze. (MIA)