Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e 46-të e emëroi dr. Anita Angellovska Bezhoska guvernatore të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM). Për të votuan 81 deputetë, të përmbajtur dhe kundër nuk pati.
Angellovska Bezhoska është gruaja e parë guvernatore e BPRM-së, ndërsa në këtë pozitë vjen nga pozita e zëvendësguvernatores në Bankë.
Paraardhës i saj ishte Dimitar Bogov. (MIA)