Presidenti i deritanishëm i Venezuelës, Nikollas Maduro është fitues i zgjedhjeve të djeshme presidenciale në këtë shtet të Amerikës Jugore.
Sipas të dhënave zyrtare, Maduro ka marrë 5,8 milionë vota, ndërsa rivali i tij kryesor Enri Falkon – 1,8 milionë. Jehona ka arritur 46,1 për qind.
Maduro fiton fitore të lehtë në zgjedhje, ndërsa dy rivalët e tij kryesorë i shpallën për jolegjitime për shkak të parregullsive të shumta.
“Ne nuk e pranojmë këtë proces zgjedhor, për ne zgjedhje nuk ka pasur. Në Venezuelë duhet të organizohen zgjedhje të reja”, deklaroi Fallon para gazetarëve dhe e akuzoi Qeverinë se ka kryer presion mbi zgjedhjet.
Opozita bëri thirrje për bojkot të zgjedhjeve.
Në zgjedhjet presidenciale paraprake në vitin 2015 jehona e votuesve ka arritur 80 për qind. Atëherë Nikollas Maduro e fitoi politikanin e popullarizuar opozitar Enrike Kapriles me dallim të vogël.
Zëdhënësja e Stejt Departamentit amerikan Heder Nojert deklaroi se zgjedhjet në Venezuelë nuk janë legjitime, duke theksuar se SHBA mbështe “zgjedhje të lira dhe korrekte”.
(MIA)