Saktë para 75 vitesh, në maj, në Stamboll, me nderime të larta ushtarake dhe shtetërore është varrosur burrështetasi turk, Ali Fethi Okijar. Ka qenë dy herë kryeministër, ministër i Punëve të Brendshme, i Drejtësisë, ambasador në Bullgari, Francë në Britaninë e Madhe si dhe bashkëpunëtor i afërt i babait të Turqisë moderne – Mustafa Kemal Ataturk.
Faktet qëndrojnë në historinë, por është shumë e njohur se Okijar është i lindur në Prilep.
Kush është në të vërtetë personi nga Prilepi i cili u bë burrështetas i madh turk?
Historianin Rubin Belçeski nga Enti dhe Muzeu i Prilepit e ka intriguar tregimi për Okijarin, ndërsa ne po përpiqemi ta transmetojmë, por edhe ta shtojmë tek studimet.
Shumë pak dihet për Ali Fethi Okijar. Lindi në Prilep në vitin 1880 (më 29 prill). Vitet e para të fëmijërisë i ka kaluar në qytetin e tij të lindjes. Nga fëmijëria ose se në cilën mëhallë të Prilepit i ka kaluar vitet e fëmijërisë tani për tani nuk ka të dhëna. Kërkuam edhe në arkivin e Prilepit, por nuk është evidentuar asnjë e dhënë. Historiani Belçeski ka vetëm gojëdhëna nga prilepasit e vjetër. Megjithatë tregimi fillon të zhvillohet.
“Erdha në informacione impozante dhe njohuri të cilat tregojnë për atë se pas Mustafa Kemal Ataturk, Okijar ka qenë njeriu i dytë në shtetin e ri të Turqisë. Ka kaluar një numër të madh të funksioneve ushtarake dhe shtetërore. Zbulova informacionet se: pesë herë ka qenë deputet në parlamentin turk, ministër i Punëve të Brendshme, i Drejtësisë dhe çfarë është më e rëndësishmja, dy herë kryeministër i Republikës së Turqisë, ndërsa kur Mustafa Kemal Ataturk ka qenë president i Turqisë, Okijar ka qenë kryetar i Kuvendit popullor turk”, thotë Belçeski.
Kur takohet me Mustafa Kemal Ataturkun?
“Sipas hulumtimeve Okijar dhe Ataturk së bashku kanë mësuar në gjimnazin ushtarak të Manastirit në periudhën nga viti 1894 deri në vitin 1897 dhe me siguri së bashku e vazhdojnë arsimimin në akademinë ushtarake në Stamboll. Dhjetë vitet e para, të dy kanë kryer funksione ushtarake, sepse ende janë udhëhequr luftëra në atë periudhë në Ballkan. Okijar në vitin 1913 ka qenë ambasador në Bullgari, ndërsa në atë periudhë Kemal Ataturk ka qenë atashe ushtarak në ambasadë”, tregon Belçeski.
Kur në vitin 1923, Kemal Ataturk bëhet presidenti i Turqisë, Okijar e zëvendëson në vendin e kryetarit në Kuvendin Popullor. Më vonë ka qenë edhe ambasador i Republikës së Maqedonisë në Turqi, në Francë dhe në Britani të Madhe.
Për faktin se Kemal Ataturk ka pasur besim të madh te Okijar, dhe që ta zvogëlojë ndikimin e opozitës, Okijar, sipas sugjerimit të Ataturkut, ka formuar parti dhe bëhet më i popullarizuar. Më vonë partia shfuqizohet. Në periudhën nga viti 1939 deri në vitin 1941 bëhet ministër i Drejtësisë së Turqisë. Pastaj tërhiqet për arsye shëndetësore. Më 7 maj të vitit 1943 vdes në Stamboll dhe varroset me nderime ushtarake dhe shtetërore.
“Sipas mendimeve të mia dhe duke bërë paralele me funksionet e Kemal Ataturk, ata me të vërtetë ishin bashkëpunëtorë të mëdhenj dhe Okijar e ka ndjekur Ataturkun në funksionet shtetërore. Thjeshtë janë plotësuar në funksionet”, shënon historiani Belçeski.
Hulumtimet tona, sërish na afruan deri te akademiku dhe shkrimtari Luan Starova. Starova në librin e tij “Në kërkim të Elen Lajbovic”, duke e shënuar jetën e babait të tij, veçanërisht thotë, vitet e tij të fshehta të Kostandinopojës, konfirmojnë se Okijar është dajë, nga linja e nënës së babait të tij dhe me prejardhje nga Prilepi. Bëhet bashkëpunëtor i afërt i “babait” të ardhshëm të Turqisë bashkëkohore, Kemal Ataturk dhe së bashku i luftojnë betejat që ta ndërtojnë Republikën e Turqisë mbi Perandorinë e atëhershme Osmane.
…” Shkuarja e babait në Kostandinopojë në pranverë të vitit 1919, në pajtim me rrënjët e nënës së tij, gjyshja ime Azbie Hanuma, vajza kadie e fisit turk nga Prilepi, kushërira e parë e kryeministrit të ardhshëm të Turqisë Ataturke, Fet’hi Bej Okijar, mbetej periudha më e fshehtë e jetës së tij”, potencon akademiku Starova në librin e tij “Në kërkim të Elen Lajbovic”, për kushëririn e famshëm Okijar.
Starova në një pjesë tjetër, shton:
…”Babai im tregonte për rininë e tij, për studimet e tij në Carigrad, kur kaloi Perandoria Osmane dhe Turqia e re e Ataturkut, në të cilën daja i tij Fethi bej Okijar (i lindur në Prilep) ishte kryeministri i parë i Republikës turke të Ataturkut”… Daja i babait Bej Okijar ishte mik i afërt i Mustafa Kemal Ataturkut, dy herë si kryeministër i qeverive të tij, si kryetar i Parlamentit të Turqisë, si kryetar i Partisë liberale e cila e shënoi demokracinë multipartiake në Turqi, si ambasador në Francë dhe në Britani të Madhe dhe luftëtar besnik në të gjitha betejat vendimtare në krijimin e shtetit të ri turk ndaj rrënojave të Perandorisë Osmane…. “Largimi i babait në Carigrad (Konstandinopojë) në pranverën e vitit 1919, në përputhje me rrënjët e nënës së tij, gjyshja ime Azbie Hanëm, vajza e një gjykatësi të fisit turk nga Prilepi, kushërira e parë e kryeministrit të ardhshëm të Turqisë së Ataturkut, Fethi Bej Okijar, mbeti periudha më sekrete e jetës së tij”, thekson akademiku Starova në librin e tij “Në kërkim të Elen Lajbovic” për kushëririn e famshëm Okijar.
Starova në hulumtimin e tij në rrënjët has në fotografi në Paris ku Okijar ka qenë ambasador në kryeqytetin francez. Në një fotografi, ishte i veshur me veshje solemne të ambasadorit. Në një tjetër, megjithatë, në të cilën ishte e shënuar data 30 gusht e vitit 1930, është fotografuar Okijar si ministër i Turqisë.
Starova përmend se në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, djali i Okijar, profesori Osman ka dashur ta realizojë amanetin e babait të tij, që të takohet me nipin dhe ta vizitojë vendin e lindjes Prilepin.
Ky nuk është tregimi i plotë për qytetarin nga Prilepi, Fethi Okijar, shtetasi i njohur turk, bashkëpunëtor i afërm me dekada të Mustafa Kemal Ataturkut. Ende duhet të shpjegohen familjarët e tij, veçanërisht për të paktën të afërmit e fëmijërisë në Prilep, se njohuria për rrënjët e hap librin e shkruar për jetë. Ky tregim ka filluar dhe si numri më i madh i aventurave të jetës dhe duhet ende sqarime.
Për monumentin e qytetarit nga Prilepi Ali Fethi Okijar duhet të punohet ende, mendon kështu historiani Rubin Belçeski.
Nga aspekti i gjithë asaj që ka arritur në jetë, Ali Fethi Okijar, ndoshta edhe ne si qytet duhet të bëjmë diçka më shumë. Ta theksojmë rëndësinë e tij, ta thellojmë bashkëpunimin me Turqinë dhe të ketë dhomë përkujtimore si Kemal Ataturku në Manastir. Pse jo?
Elizabeta Mitreska
(MIA)