Seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Publike Speciale, “Monstra”, “Tarifa”, “Treqind”, dhe “Lëndina” sot janë caktuar në Gjykatën Penale.
Në bankën e të akuzuarve do të ulen të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në Shkup më 12 prill të vitit 2012, pasi lëndën e ndërmori PPS-ja.
Seanca paraprake për këtë lëndë nuk u mbajt për shkak mungesës së të akuzuarit Fjezi Aziri, i cili është i hospitalizuar në pulomologji.
Kur PPS e mori lëndën muajin e kaluar prokurorja publike speciale Katica Janeva tha se pret që procesi gjyqësor të vazhdojë në fazën në të cilën është ndërprerë dhe se janë të gatshëm ta prezantojnë lëndën para gjykatës.
Masakra pranë Liqenit të Smillkovos ndodhi më 12 prill 2012, të enjten e madhe, para festës së madhe krishtere Pashkët, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.
Për vrasjen e pesëfishtë u hap lënda “Monstra”, ndërsa me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demirir, Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i shfuqizoi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe ua përcaktoi masën e kujdesit. Për gjykatën ende të pakapshëm janë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për të cilët është shpallur urdhërarrestim.
Seancë e re gjyqësore sot duhet të mbahet edhe për lëndën “Treqind”, në të cilën është i akuzuar ish-ndihmësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorimin e pozitës zyrtare lidhur me furnizimin e 300 automjeteve për nevojat e MPB-së.
Popovski dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski ilegalisht u ka ndarë marrëveshje për shitblerjen dhe mirëmbajtjen e automjeteve Porshe Maqedonia SHPKNJP Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJP Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe Avto Kukja SHPK Shkup të zgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike.
Në bankën e të akuzuarve sot do të ulen edhe ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe edhe dy persona të tjerë, të akuzuar në rastin “Tarifa” për furnizim të paligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë”, në vlerë prej rreth katër milionë eurosh.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare kanë mundësuar që personi juridik – konsorcium, i cili më pas e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë.
Në Gjykatën Penale do të mbahet gjykim edhe për lëndën “Lëndina” që ka të bëjë me ndërtimet pa leje të shtëpive në Zelenikovë, ndërsa në të cilin i akuzuari i parë është gazetari “Dragan Pavloviq – Latas.
Nga Prokuroria Speciale Publike shprehin dyshim për veprimet penalo-juridike të tre personave për ndërtim të tre uikend-shtëpizave në Komunën e Zelenikovës pa pasur leje për ndërtim të këtillë.
Sipas dëshmive të mbledhura të PSP, mes të cilave edhe xhirime satelitore, ekspertizë, si dhe dokumentacion tjetër, këto tre uikend-shtëpiza kanë filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna është marrë në vitin 2013, kur kishin përfunduar.
(MIA)