Në Gjykatën Penale në seancën e sotme për rastin “Ryshfeti”, ku i akuzuar është kryeministri Zoran Zaev, duhet të deklarohen fjalët përmbyllëse.
Duke shikuar filmimet e publikuara në Jutjub në seancën e kaluar mbaroi procedura e provave për këtë rast.
Ndërsa, videoja e plotë, për të cilën Zoran Zaev akuzohet për marrjen e ryshfetit, u lëshua në seancat e kaluara në sallën e gjyqit pa pjesëmarrjen e publikut. Zaev kërkonte që videoja nga masat PH të lëshohet para publikut, por Gjykata e Apelit nuk e lejoi atë.
Zaev pret aktgjykim për lirim në këtë proces gjyqësor, sepse siç deklaroi, bëhet fjalë për rast të montuar në mënyrë që të pengohet në publikimin e “bisedave të përgjuara”.
Kryeministri Zoran Zaev është i akuzuar se si kryetar i Komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160.000 eurosh nga biznesmeni Ivan Nikolov Saçevaliev.
(MIA)