Mbrojta e të pandehurve në lëndën “Tank” në seancën e sotme kërkoi përjashtim të prokurorëve të PSP-së.
Paraprakisht, avokatja Sanja Aleksiq, e cila e mbron Nikolla Gruevskin, i lexoi dëshmitë me shkrim të mbrojtjes.
Menjëherë pas kësaj prokuroret Lençe Ristovska dhe Steve Donev kërkuan pushim. Reagoi mbrojtja, e cila konsideron se prokurorët nuk kanë të drejtë të kërkojnë pushim deri në marrje të vendimit për përjashtimin e tyre.
Pasa debatit të shkurtër, gjykatësve Dobrilla Kacarska dha pushim deri në ora 14.
Në seancën e sotme ishin të pranishëm të pandehurit Nikolla Gruevski dhe ish-ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski. Në “Tank” akuzohet edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, paor procedura për të është veçuar për shkak të “shtatzënisë së rrezikshme”.
Që të tre akuzohen për furnizim të mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove. (MIA)