Këmbimi i qëndrimeve dhe koncepteve për ngjarjet rreth Maqedonisë dhe Evropës ishin tema kryesore në vizitën e sotme dhe takimin e këshilltarit të lartë të Komisionit Evropian, Rajnhart Pribe me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Pas takimit në ndërtesën e Vetëqeverisjes Lokale në Tetovë deklaratë për mediumet dha vetëm kryetarja e komunës Arifi.
“Raporti i mysafirit të sotëm në Tetovë, Rajnhart Pribe është shumë i rëndësishëm për përparimin e Maqedonisë, por edhe orientimin e saj për përparimin evropian. Ai në Tetovë qëndron edhe si mysafir-profesor në njërin nga universitetet tona. Nga ana jonë atij do t’i ndajmë mirënjohje për shkak të zhvillimit që e kemi rreth çështjeve evropiane. Normalisht, mbetet të tregojmë aktivitete dhe angazhim edhe si shtet edhe si shoqëri që sa më shpejtë t’i arrijmë standardet e Bashkimit Evropian”, deklaroi Arifi.
Në raport të plotësimit të rekomandimeve nga raporti i Pribesë në praktikën e Maqedonisë, Arifi potencoi se ajo është përcaktuar edhe gjatë raportit të fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, përmes vlerësimeve pozitive dhe rekomandimit të pakushtëzuar për fillimin e negociatave të anëtarësimit tonë në Union.
“Në qershor e presim edhe takimin e ministrave të vendeve anëtare të BE-së, por mënyra dhe tendencat që i shohim te ne janë pozitive dhe presim se jo vetëm që do të mbesin të tilla por ende më shumë do të përparohen”, tha Arifi. (MIA)