• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Rajnhart Pribe për vizitë në Tetovë

May 4, 2018
in BALLINA, LAJME
Rajnhart Pribe për vizitë në Tetovë
Share on FacebookShare on Twitter

Këmbimi i qëndrimeve dhe koncepteve për ngjarjet rreth Maqedonisë dhe Evropës ishin tema kryesore në vizitën e sotme dhe takimin e këshilltarit të lartë të Komisionit Evropian, Rajnhart Pribe me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Pas takimit në ndërtesën e Vetëqeverisjes Lokale në Tetovë deklaratë për mediumet dha vetëm kryetarja e komunës Arifi.

“Raporti i mysafirit të sotëm në Tetovë, Rajnhart Pribe është shumë i rëndësishëm për përparimin e Maqedonisë,  por edhe orientimin e saj për përparimin evropian. Ai në Tetovë qëndron edhe si mysafir-profesor  në njërin nga universitetet tona. Nga ana jonë atij do t’i ndajmë mirënjohje për shkak të zhvillimit që e kemi rreth çështjeve evropiane. Normalisht, mbetet të tregojmë aktivitete dhe angazhim edhe si shtet edhe si shoqëri që sa më shpejtë t’i arrijmë standardet  e Bashkimit Evropian”, deklaroi Arifi.

Në raport të plotësimit të rekomandimeve nga raporti i Pribesë në praktikën e Maqedonisë, Arifi potencoi se ajo është përcaktuar edhe gjatë raportit të fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, përmes vlerësimeve pozitive dhe rekomandimit të pakushtëzuar për fillimin e negociatave të anëtarësimit tonë në Union.

“Në qershor e presim edhe takimin e ministrave të vendeve anëtare të BE-së, por mënyra dhe tendencat që i shohim te ne janë pozitive dhe presim se jo vetëm që do të mbesin të tilla por ende më shumë do të përparohen”, tha Arifi. (MIA)

Tags: PribeTetovëTeuta Arifivizitë
Next Post
Raund i ri i negociatave midis Dimitrovit dhe Koxiasit në Ohër

Në Selanik takim Dimitrov - Koxias

Parashikimi i motit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom