Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski morën pjesë në hapjen e sotme të konferencës ndërkombëtare që me temë “Menaxhimi me sektorin publik – sfida dhe perspektiva” e organizon Fakulteti i shkencave bashkëkohore shkencore në bashkëpunim me Institutin “Maks van der Shtul” në suaza të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.
Sipas ministrit Mançevski, riorganizimi i administratës publike është proces që do të zgjasë vazhdimisht për të mbetur në rrjedhë me inovacionet teknologjike në jetë dhe punë.
“Qëllimi i këtij riorganizimi është të sigurohen shërbime më të mira, më të shpejta, mëe fikase dhe më të lira për qytetarët. Prandaj edhe është bërë strategjia e re për reformë e administratës publike në të cilën janë adresuar një pjesë e madhe e problemeve për të cilat flasin qytetarët. Ajo për herëp të parë deri më tani është me plan konkret të aksionit. indikatorë përmes të cilëve do të mund të ndiqet se sa është për,bushur dhe siguruar buxheti edhe nga burime vendore, por edhe me ndihmë të huaj. Në Maqedoni ne edhe deri më tani kemi pasur shumë strategji për reformë të administratës, por mbetën shkronja në letër pa plan konkret të aksionit, indikatorë dhe financim të pasiguruar. Tani çdo institucion e din se çka duhet të bëjë”, tha Mançevski.
Ai theksoi se sipas të dhënave të disponueshme në shtet ka rreth 1300 institucione ku ka gjithsejt rreth 140 mijë të punësuar, në të cilat janë të kyçur edhe ata nga shoqatat aksionare në pronësi shtetërore si dhe ata me kontrata në vepër.
“E tërë kjo tregon se bëhet fjalë për sistem kompleks që duhet të menaxhohet në mënyrë komplekse dhe të fokusuar. Qëllimi kryesor është që administrata publike të bëhet profesionale dhe e depolitizuar dhe në pajtim me strategjinë që është për periudhën 2018-2022 ne jemi në fillim, por disa nga masat kryesore posaçërisht në procesin e digjitalizimit qytetarët do t’i shohin tashmë këtë vit si regjistrin elektronik të popullatës, portalin e ri nacional për shërbime elektronike, identitetin elektronik të cilin do ta marrin qytetarët”, deklaroi Mançevski.
Sipas tij, pas konstatimit të nevojave dhe tepricave në rendin e tanishëm të administratës publike, në rrjedhë është analiza funksionale horizontale dhe vertikale që duhet t’i japë të dhënat e sakta me çfarë aftësi dhe për çfarë kuadri bëhet fjalë. Më pas do të dihet saktë ku ka mangësi, e ku ka të punësuar më shumë, pas çka, tashmë duke filluar prej vitit 2019 do të bisedohet edhe me përfaqësues nga sektori afarist që më pas një pjesë e këtyre personave, vullnetarisht apo nën kushte të caktuara të transferohen në sektorin privat.
Lidhur me punësimin e administratorëve të cilët deri më tani nuk kanë shkuar në punë, ndërkaq kanë qenë të pranuar përmes Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Mançevski tha se në pajtim me të dhënat nga Sekretariati, është nga fundi procedura për nënshkrimin e kontratave për punë me 958 personat e tillë të parë dhe pothuajse shumë shpejtë do të fillohet edhe me fazën e dytë për 600 personat e tjerë nga numri i përgjithshëm prej 1600 të punësuarve të tillë.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi theksoi se arritja e prioriteteve strategjike për anëtarësim të barabartë në BE dhe në NATO nënkupton reforma në shoqëri që e prëfshinë edhe administratën publike.
“Këto reforma dhe ndryshime në mënyrën për qasje, metodologji të punës dhe organizim të administratës publike nuk i bëjmë vetëm për t’u bërë pjesë e BE-së dhe e NATO-s, por i bëjmë që të arrijmë diçka tjetër, shumë më me rëndësi, për mirëqenie të qytetarëve tnaë dhe për krijim të kushteteve dinjitoze për jetë dhe punë. Edhe këtu rolin kryesor e luan administrata që duhet të jetë maksimalisht efikase dhe pasqyrë e vërtetë e përpjekjeve të përbashkëta”, tha Xhaferi.
Fjalime të veta para të pranishmëve patën edhe rektori i UEJL-së, Zamir Dika, si dhe ambasadori i Sllovenisë në Maqedoni, Millan Kazbec. (MIA)