• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Takim historik midis liderëve të Koresë Jugore dhe Koresë Veriore

April 27, 2018
in BALLINA, LAJME
Takim historik midis liderëve të Koresë Jugore dhe Koresë Veriore
Share on FacebookShare on Twitter

Liderët e Koresë së Jugut dhe të Koresë së Veriut, Mun Xhae dhe Kim Xhong-un përzemërsisht i kanë shtrënguar duart në takimin historik në zonën  e çmilitarizuar në kufirin midis të dyja shteteve.

Pasi Kim e kaloi vijën e demarkacionit në zonën, i bëri thirrje presidentit Mun për një moment ta kalojë territorin e Koresë së Veriut. Mun atë e bëri edhe pse nuk ishte pjesë e procedurës së konfirmuar paraprake, lajmëruan mediat perëndimore.

Të dy liderët u kthyen në territorin e Koresë së Jugut ku ishte përgatitur ceremoni solemne për pritjen edhe prezantimin e anëtarëve të të dy delegacioneve. Për herë të parë një lider i Koresë së Veriut kalon në territorin e Koresë së Jugut nga fundi i Luftës Koreane (1950-1953). Lufta formalisht nuk ka përfunduar. Për herë të fundit të dy liderët janë takuar në vitin 2007.

Kim në takimin historik në delegacion e kishte edhe motrën e tij Kim Jo Xhong.

Mediat perëndimore lajmëruan se Kim në librin në “Shtëpia e paqes” ka shkruar “Historia e re fillon tani, vitet e paqes janë në fillimin historik”.

Pas fillimit të takimit Kim deklaroi se dëshiron të mbajë bisedime të sinqerta për çështjet aktuale dhe se shpreson se Samiti do të çonte drejt “rezultatit të mirë”.

“Shpresoj në shkrimin e një kapitulli të ri midis nesh dhe ky është fillimi. Ne do të  sjellim fillim të ri. Shpresoj se do të plotësojmë pritjet që kemi nga njëri-tjetri, Shpresoj në marrëveshje që do të plotësojë pritje të mëdha “, theksoi Kim.

Lideri koreanoverior pas raundit të parë të bisedimeve e pranoi ftesën e Munit që ta vizitojë Korenë Jugore.

Sipas zëdhënësit të presidentëve koreanojugorë Jun Jung-xhan motra e liderit koreanoverior Kim Jo Xhong deklaroi se duhet që të përshpejtohet bashkimi i të dy Koreve, ndërsa Mun propozoi që të dy vendet të lidhen me linjë hekurudhore.

Burimi: MIA

Tags: Korea Jugorekorea verioretakim
Next Post
Osmani: Pres së shpejti Maqedonia t’i bashkohet Italisë dhe vendeve tjera të rajonit Adriatik- Jon

Osmani: Pres së shpejti Maqedonia t'i bashkohet Italisë dhe vendeve tjera të rajonit Adriatik- Jon

Sela: Kërcënonin se do të më vrasin

Në gjykimin për sulmin ndaj Selës transmetohen incizime nga ngjarjet në Kuvend

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom