Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare nuk do të marrin pjesë në mundësinë joformale për të parashtruar pyetje deri te ministrat dhe kryeministri, e cila është paralajmëruar për sot gjatë pushimit të seancës plenare për parashtrim të pyetjeve. Lloj të tillë të parashtrimit të pyetjeve deri te ministrat paralajmëroi grupi i deputetëve të LSDM-së pas publikimit të Raportit për përparim të KE-së.
Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Dragan Danev në fillim të seancës për pyetjet e deputetëve tregoi se ata pyetjet e tyre për kryeministrin dhe ministrat do t’ua parashtrojnë publikisht në seancën plenare, ndërsa jo sikur që thanë në “kokteje”.
“Koha është të përfundoni me argëtimet”, tha Danev duke shtuar se në dhjetë ditët e fundit në Maqedoni ka pasur çfarëdo lloj të argëtimeve duke potencuar në vallëzimet “çoçek” në tunelin gjatë hapjes së autostradës Demir Kapi-Smokvicë, për festën e hyrjes, siç tha në BE dhe NATO, ndërsa sot në koktej ministrat do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve. Sipas tij, kjo bëhet që qytetarët të harrojnë në premtimet zgjedhore të pushtetit, në paralajmërimet për rritje të pagave etj.
Seanca për pyetjet e deputetëve filloi me tingujt e muzikës popullore përkatësisht valle “çoçek”, të cilën e lëshuan opozitarët nga celularët e tyre.
Fadil Zendeli nga Besa tha se edhe pse para tre muajve ka kërkuar përgjigje për radiostacionin në Gostivar, por ende nuk ka. Pas kësaj Ilija Dimovski, i cili akuzoi se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi mundohet t’i “vardiset” Qeverisë dhe nga Parlamenti të bëjë një sektor për noteriat, kërkoi listë të të gjitha pyetjeve të përgjigjura në letër nga anëtarët e Qeverisë dhe të konstatojë se cilët anëtarë të Qeverisë janë të pranishëm në seancë.
Kryetari i Parlamentit Xhaferi pyeti se sipas cilit nen të Rregullores duhet të bëjë listë në pyetjet e përgjigjura, por edhe se ai nuk frikësohet nga asgjë që e dinë mirë deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Seanca vazhdoi me parashtrimin e pyetjeve të deputetëve nga opozita.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.