Drejtoria Doganore me mjete nga Programi IPA për bashkëpunim tejkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, do ta modernizojë pikën kufitare Bogorodicë.
Me marrëveshjen për projektin që ishte nënshkruar më 2 prill të këtij viti, të financuar nga BE-ja dhe bashkëfinancuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 442.500 euro, është paraparë që deri në fund të vitit 2023 të kryejnë disa ndërhyrje infrastrukturore të VK Bogorodicë dhe VK Dojran, kumtoi Drejtoria Doganore.
Ndërhyrjet infrastrukturore do të mundësojnë krijimin e kushteve bashkëkohore për dhënien e shërbimeve më cilësore të pikave kufitare, që për operatorët ekonomikë, për transportuesit dhe për udhëtarët do të thotë lehtësim dhe përshpejtim të lëvizjes së mallrave, si dhe krijimin e kushteve shtesë për kontroll dhe mbrojtje të qytetarëve
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.