Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se do të paraqitet si dëshmitar në rastin “Monstra” nëse kjo kërkohet nga gjykata. Të gjitha materialet që i ka pasur për këtë rast, siç tha, i ka dorëzuar në gjykatë.
“Nëse kërkon gjykata që të jem dëshmitar dhe të them se çfarë di, atë do ta bëj sepse është detyrimi im qytetar. Të gjitha materialet, jo vetëm ato për “Monstrën” që i posedoj, janë dorëzuar”, theksoi Zaev, duke i përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas pres konferencës në Qeveri për investimet e planifikuara në infrastrukturën komunale.
Ai shtoi se tani mbetet procedura e organeve gjyqësore që duhet të marrin vendime.
Lidhur me konfirmimin për bisedën midis të akuzuarit Fejzi Aziri dhe ish kryetarit të Komunës së Gostivarit Nevzat Bejtës, kryeministri tha se në “bombat” ka pasur bisedë midis tyre në të cilën Aziri kërkon subvencione për bujqësi. Kjo bisedë, siç theksoi, i është treguar edhe prindërve të djemve të vrarë në Liqenin e Smillkovës.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.