Mbrojtja e të pandehurve në lëndën e PPS-së “Trajektorja” në seancën e sotme kërkoi përjashtimin e këshillit gjyqësor, të kryetarit të Gjykatës Penale Ivan Xholev dhe gjykatësve nga Gjykata e Apelit.
Avokati Elenko Milanov tha se përjashtimin e kërkojnë për shkak të informacioneve dhe prononcimeve nga prokurorja speciale Katica Janeva në një televizion se në audio materialet e incizuara me të cilat disponon PSP-ja ka edhe gjykatës dhe prokurorë.
Kjo është arsyeja e njëjtë për shkak të së cilës u kërkuan përjashtime edhe në lëndët e tjera të PPS-së.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor Goran Boshkovski tha se kërkesa për shkarkimin e Xholevit dhe gjykatësve nga Apeli janë të pabaza dhe për këtë u hodhën poshtë. Kërkesa, megjithatë, për shkarkimin e anëtarëve të këshillit gjyqësor do të dorëzohet për vendosje deri te kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev.
Për kërkesën e tillë kryetari i Gjykatës duhet të sjellë vendim më vonë për tre ditë.
Në këtë lëndë të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëkryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Ljupço Georgievski.
Ata janë të akuzuar se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Sipas PSP-së me veprim të kundërligjshëm të të akuzuarve kompania kineze “Sinohidro” ka përfituar dobi pronësore-juridike prej 155.117.256 euro, ndërsa shuma e dëmit paraqet dallim mes shumës së çmimit që si shtet ia paguajmë “Sinohidros” dhe çmimit që kjo kompani ua paguan prodhuesve.
Avokatët, ndërkaq, pohojnë se do të dëshmojnë se rrethanat dhe të dhënat me të cilat disponuan të akuzuarit gjatë sjelljes së vendimeve nuk është bërë veprim kundërligjor.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.