• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Prindërit kërkojnë nga Zaevi transkripta për “Monstrën”, Fetai pret të konfirmohet e vërteta

April 17, 2018
in LAJME
Prindërit kërkojnë nga Zaevi transkripta për “Monstrën”, Fetai pret të konfirmohet e vërteta
Share on FacebookShare on Twitter

Provat që kryeministri Zoran Zaev ua ka  treguar prindërve të fëmijëve të cilët u vranë në afërsi të liqenit të Smilkovës në vitin 2012, t’i dorëzojë në gjykatë, kërkoi sot Goran Naqeski, babi i Aleksandar Naqeskit, njërit prej të vrarëve, pas shtyrjes së seancës.

“Kur isha te Zaevi na premtoi se do t’i jepte pesë sekretet shtetërore, gjegjësisht ato janë transkriptat nga numrat e funksionarëve të BDI-së. Na tregoi edhe transkripta nga një bisede e zhvilluar mes zëvendëskryetarit të BDI-së Nevzat Bejta me të akuzuarin Fejzi Aziri”, tha Naksiq para gjykatës dhe kërkoi që deklarata e tij të përfshihet në procesverbal.

Ai kërkoi nga gjykata që të bëjë kontroll në LSDM dhe të merren këto dokumente, si dhe ardhjen e Zaevit në gjykatë, siç tha ai, që të përballet me të gjithë prindërit.

Kryeministri Zaev, sipas Naqeskit, prindërve u ka thënë edhe se automjeti me të cilin janë transportuar autorët, Opel Omega, ishte e MPB-së, edhe pse të afërmeve dhe miqve në polici u është thënë se  automjet të tillë nuk ka pasur te “Alfat”.

Shtyrja e seancës të sotme ishte për shkak sëmundjes së të pandehurit Fejzi Azirit, pas së cilës avokatja e prindërve të fëmijëve, Dafina Ivanovska tha se shtyrja nuk është me dokumentacionin e duhur, ndërsa ka bërë paralelizëm me gjendjen shëndetësore të prindërve e cila është e çrregulluar dhe se tërë kohën janë me ilaçe, megjithatë vijnë në gjykim.

Avokati i të pandehurve Naser Raufi sqaroi se kjo është kërkesa e parë për shtyrjen nga ana e të pandehurve pas 50-të debateve për këtë lëndë.

Prokurorja Fatime Fetai tha se kjo është seanca e parë në të cilën PSP-ja paraqitet si akuzues i autorizuar në këtë procedurë dhe sipas saj, është e qartë se interesi i opinionit për hollësi nga lënda është i madh.

“Deri te e vërteta mund të arrihet vetëm përmes një procedure të re dhe korrekte. Për këtë ju bind se PPS-ja do t’i shfrytëzojë të gjitha resurset njerëzore dhe teknike që ta konfirmojë të vërtetën”, tha Fetai.

Masakra në Liqenin e Smillkovës ndodhi më 12 prill 2012, para festës ortodokse Pashkët, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.

Për vrasjen e pesëfishtë u hap lënda “Monstra”, ndërsa me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit të kaluar i pezulloi aktgjykimet, i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Për gjykatën nuk janë të kapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për të cilët është shpallur fletëarrestim ndërkombëtar. 

Burimi: MIA

Tags: LSDMMonstrapërballjepërgjegjësiprindëVIKTIMAZaev
Next Post
DASH i ndalon hyrjen në SHBA deputetit shqiptar Tom Doshi

DASH i ndalon hyrjen në SHBA deputetit shqiptar Tom Doshi

Progres raporti, pastaj vizita e Hanit dhe Mogerinit

KE-ja do ta publikojë raportin për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom