Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka bërë të ditur se kanë sot në Gjykatën Kushtetuese kanë dorëzuar ankesën për marrëveshjen e demarkacionit.
“Në emër të Vetëvendosjes dorëzova në Gjykatën Kushtetuese ankesën për marrëveshjen e Demarkacionit. Shkelja më e rëndë e kësaj marrëveshje është ajo e integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Deputetët kanë votuar diçka që është antikushtetuese”, ka thënë Konjufca, për Zërin.
Ai shpreson që kanë për të marrë një përgjigje pozitive nga kjo Gjykatë.
“Shpresojmë së sikurse për Zajednicën që kanë gjetur shkelje kushtetuese njësoj të gjejnë edhe për Demarkacionin”, ka shtuar ai.
Burimi: GazetaExpress