Xhirimi i plotë për “Mitmarrje” nuk do të lëshohet në seancën e sotme, vendosi Gjykata Penale me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike. Shkak për këtë kërkesë është sepse bëhet fjalë për masa të veçanta hetuese dhe për shkak të mbrojtjes së dëshmitarit.
Mbrojta fillimisht kërkoi që ta dëgjojë incizimin që të mundet e përgatitur ta marrë në pyetje dëshmitarin, por kërkesa u tërhoq pasi që avokati i dytë i të akuzuarit Zoran Zaev tha se ai tashmë e kishte dëgjuar gjithë incizimin.
Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe dëshmitari Ivan Nikollov Saçevaliev, biznesmen nga Strumica, të cilit sipas aktakuzës, Zaevi i ka kërkuar mitmarrje.
Dëshmitari Saçevaliev para gjykatës deklaroi se më 8 nëntor të vitit 2013, është marrë në telefon nga Zaevi në kabinetin e tij kryeministror në Strumicë. Kur ka arritur Zaevi i ka thënë se e ka ftuar që t’i komunikojë se toka për të cilin është i interesuar mund ta blejë me çmim prej 70 denarëve për metër katror, por me kusht që të japë edhe nga tre euro – nga një euro për të, për kishën dhe për LSDM-në. Ai i është përgjigjur se ato janë shumë para dhe se për blerje të tokës ka përgatitur 100.000 euro. Zaev, theksoi Saçevaliev, i ka treguar letra në byronë e tij, për të cilin i ka thënë se janë nga firma, me të cilat ka përfunduar puna në mënyrën e njëjtë, siç i është ofruar atij.
Pasi që rastin e ka denoncuar në MPB, Saçevaliev, siç sqaroi, është ridërguar në Prokurorinë Themelore Publike, ku i është dhënë pajisje për përgjim, pas së cilës sërish ka shkuar tek Zaevi. Ndërkohë, Zaevi i ka thënë se e ka ulur çmimin në dy euro – për të dhe për kishën. Janë dakorduar që të takohen dhe Zaev i ka thënë se paratë duhet t’ia japë vëllait të tij Vice.
Zaev dhe avokatët e tij kërkuan nga Gjykata të mos përjashtohet opinioni kur do të shikohet incizimi në gjykatë, sepse vetëm prezantimi publik do të mund të kthejë një pjesë të nderit dhe autoritetit të humbur të kryeministrit.
Si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së, siç tha Zaev, kërkon që xhirimi të jetë transparent deri në fund dhe prezantimi publik që të munden qytetarët të kenë përshtypjen e tyre për atë çfarë ka ndodhur dhe në fakt për çfarë është bërë fjalë.
Zaev akuzohet se si kryetar i komunës së Strumicës ka kërkuar nga biznesmeni Soçevaliev ryshfet prej rreth 160.000 euro për legalizimin e tokës ndërtimore.
Burimi: MIA
Përmbajtjet që i merr Civili nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.